Tre dekada pas rënies së regjimit komunist ka një inciativë konkrete nga Autoriteti i Dosjesve për gjetjen e eshtrave të të vrarëve e të zhdukurve në diktaturë. Së shpejti do të nisin kërkimet tek “Varrezat Katolike të Shkodrës. Gjithashtu me rastin e 30 gushtit, ditës ndërkombëtare të të zhdukurve u prezantua projekligji i ri.
Vendvarrimi i dyshuar, kjo është tabela që është vendosur pranë varrezave të Rrmajit, aty 0ku dyshohet se janë me dhjetëra të pushkatuar gjatë regjimit komunist, eshtrat e të cilëve ende sot nuk janë gjetur.
Pas 30 vitesh duket se ka një iniciativë pozitive për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve nga regjimi komunist në Shqipëri, e aq më pak në Shkodër që është një nga zonat me numrin më të madh të të vrarëve gjatë 50 viteve të komunizmit.
Në kuadër të 30 Gushtit, autoriteti i Dosjeve prezantoi në Shkodër projektligjin për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve.
“Autoriteti duke marrë kompetencat shtesë me ndryshimet ligjore është në gjendje të bëjë hetime administrative për të verifikuar dyshimet e familjareve për vende të caktuara ku mund të ketë varreza të fshehura dhe të pashënuara”, tha Gentiana Sula, Drejtore e Autoritetit të Dosjeve.
Për familjarët e të zhdukurve në komunizëm shteti duhet të bëjë më shumë për gjetjen e eshtrave.
“Shumë të pushkatuar, kemi 11 vetë të pushkatuar nga regjimi komunist, me gjyq pa gjyq, të vdekur në internim dhe në burgje dhe tre nga pjesëtarët e familjes tonë nuk ua dimë varret. E fillojmë me xhaxhain që është martir i Kishës Katolike, Gjelosh Lulashi, i cili është pushkatuar me 4 mars me grupin e klerikëve”, tha Ndoc Ashta, familjar i 4 prej të zhdukurve.
Një mesazh për gjetjen e eshtrave ka ardhur edhe nga Kryetari i Konferencës Ipeshvnore Angjelo Massafra.
“Kanë kaluar më shumë se 33 vite nga fillimi i demokracisë dhe shteti nuk është angazhuar si duhet për të gjetur eshtrat e mijëra njerëzve të vrarë”, u shpreh Massafra.
Varrezat e Rrmajat janë vend shënjimi i parë ku do të kërkohet për gjetjen e trupave të vrarëve dhe të zhdukurve gjatë regjimit komunist në Shkodër.
Polici R. Mehmeti dhe i persekutuari Xh. Dabërdaku kanë pasur në vitet 1992-1997 komplet dokumentacionin që kishte ministria e brendshme dhe sigurimi i shtetit për të pushkatuarit dhe të zhdukurit nga komunizmi. Ata kanë kryer kërkime dhe kanë gjetur shumë varre të zhdukurish. Z. Dabërdaku ndërroi jetë, erdhi 1997 dhe dokumentet nuk dihet se ku përfunduan. Mbase ndonjëri duhet t'i kërkojë....
Përgjigju