Gjatë provës së javës, banorët e Big Brother Vip janë përplasur sërish me njëri-tjetrin. “Vëllai i Madh” ka caktuar që banorët të gatuajnë 4 mijë petulla, por kjo është shoqëruar me zënka mes Valbonës, Luizit dhe Teas.
Valbona i kërkoi Teas që ta fikte për një moment sobën, pasi tigani i saj nuk po nxehej sa duhej dhe ishte mbushur plot me vaj.
Por, Tea tha se ajo nuk ka pse e bën një gjë të tillë. Valbona kërkoi me mirësjellje të fliste me Diolën, duke qenë se është liderja e Teas. Tea, duke folur me revoltim, pa dashur i hodhi pak vaj të nxehtë Valbonës. Pas këtij incidenti, situata u agravua më shumë.
Debati:
Valbona: Pse i bëni me kaq inat?
Tea: Po nuk i bëj me inat o Valbon.
Luizi: Po si ka mundësi që vetëm ty të djeg o Tea?
Valbona: Duhet fikur komplet të pushojë pak. A ka mundësi të largohesh dhe të vijë dikush tjetër, po ta kërkoj më mirësjellje
(Tea hedh vajin)
Valbona: Ej, seriozisht e ke?
Luizi: Ja seriozisht e ke, ja bëre për kunj tani.
Sjellja e Valbonës ndaj Teas revoltoi këtë të fundit. Teksa po gatuante petullat, ajo po fliste me vajzat dhe i tha atyre se fakti që Valbona është më e madhe nuk do të thotë që duhet respektuar gjithmonë.
Sipas Teas, ka momente që Valbona kapet kot me të dhe kjo situatë nuk i duket aspak normale.
Valbona u acarua me faktin që djemtë lanë përgjysmë misionin e gatimit të petullave.
Ajo doli në oborr dhe i thirri të gjithë ata.