Teksa diskutonin buxhetin e javës, Luizi që kishte kërkuar të mos i prekej pjesa e tij sepse do t’i blinte dhuratë ditëlindje Kiarës u revoltua kur mësoi se Tea e futi në listë pa dëshirën e tij. Gjatë diskutimeve në spektakël, Tea e akuzoi për vjedhje të ushqimit duke shtuar se donte të vinte drejtësi ndërsa Luizi u shpreh se nëse do të fillojë një romancë me Kiarën, do të lërë duhanin.
Pas diskutimit, me të mbërritur ora 00:00, në një ambient të mbushur me trëndafila, Luizi kishte menduar që të performonte një këngë për Kiarën.
Pjesë nga diskutimet që u bënë në studio:
Tea: Ai nuk ka hyrë në buxhet, ka marrë gjithmonë cigare dhe na ka vjedhur ushqimin ne. Patjetër që ka vjedhur. Vendosa të vendos drejtësi në këtë vend. Lekët i kishte bërë cigare dhe nuk kishte ndërmend ti bënte dhuratë Kiarës.
Diola: Kjo gjëja nuk është dashur të bëhet mbrapa krahëve. Edhe nëse ai do kishte ngrënë nga ne, nuk ia përmendet ushqimi.
Luizi: Se kush është Tea Trifoni e morëm vesh. Se di do sillem unë me Tean, do e merrni vesh. Të gjithë ato që i janë vënë kundër Kiarës, e panë kush është Kiara Tito. Ajo që unë shoh me diçka tjetër, është pjesë e imja personale. Jam kaq i lumtur që e kam zgjedhur. Po fitova Kiarën un lë duhanin.
Komente

tea mashtruse boll se ka faj topi qe te fut ty aty se cs mund te mesojne njezit nga ty
Përgjigju