Ish- banorja e edicionit të dytë të “Big Brother”, Tea Trifoni ka dhënë një përgjigje për thashethemet që qarkullojnë kohët e fundit për të dhe për këngëtarin Butrint Imeri.
Tea Trifoni është një emër shumë i komentuar nga mediat rozë gjatë dhe pas pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”.Ajo ka qenë shpesh protagoniste në tema të nxehta dhe së fundmi disa thashethemeve po qarkullojnë se ajo është në një lidhje me ish të dashurin e Kiarës, Butrint Imerin.
E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, ku dy moderatorëve të kësaj rubrike Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit i kanë ardhur shumë mesazhe ku fansat thonë që e kanë parë Tean të takohet me Butrint Imerin, ata e kanë pyetur këtë të fundit për të vërtetën e këtyre zëravë.
Sipas Teas këto janë thjesht thashetheme pasi ajo jo vetëm që nuk e ka takuar Butrintin, por nuk e ka parë as live në koncerte.
Tea Trifoni: Hera e parë që unë e dëgjoj këtë, unë Butrintin nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam parë kurrë, as në koncerte nuk e kam parë ndonjëherë live dhe nuk e di si doli kjo. Edhe unë jam shumë kurioze ta shoh këtë videon që paska ky personi, por nuk ekziston.
Ronaldo Sharka: Ai ka thënë që së shpejti do e sigurojë videon.
Tea Trifoni: E presim. Nuk e kam takuar kurrë, nuk e njoh.