Tea Trifoni

Tea Trifoni tregon çfarë i mungonte kur ishte pjesë e Big Brother Vip

14 Shkurt 2023, 11:12| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 11:17

  • Share

Tea Trifoni, një ndër banoret e Big Brother Vip, e njohur më parë si konkurrentja e “Për’puthen”, ka thënë në një intervistë se i mungonte qetësia dhe komoditeti i shtëpisë së saj krahasuar me zhurmat dhe debatet brenda Big Brother. Ajo e quan tw bukur  eksperiencën që ka kaluar, por tha se është e lumtur tani që doli nga Big Brother pasi ka lirinë të telefonojë dhe të qëndroj me njerëzit që ajo dëshiron.

“Jam e lumtur që kam mundësinë të bëj telefonata me kë të dua tani”- tha Tea.

Ish-banorja zbuloi më herët se ende nuk e kishte prekur telefonin, kishte zgjedhur që të ‘merrte frymë’ në njëfarë mënyre njëherë dhe pastaj të shikonte se çfarë ndodhte me botën jashtë.

“Pafund mesazhe që akoma nuk i kam lexuar sepse dua të ambientohem njëherë me jetën reale, çfarë ndodh jashtë”- tregoi ajo.

Ajo është shprehur edhe më parë se e do qetësinë mendore dhe emocionale dhe brenda Big Brother ka kaos dhe frymë negative nga disa banorë.

“Të flesh vetëm është paqja më e madhe që ekziston mendoj unë. Akoma nuk më janë mësuar veshët me qetësinë e shtëpisë. U mësova atje vetëm me zhurma dhe tonalitete të larta dhe tani më duket sikur më mungon diçka, është shumë qetësi shtëpia ime.”

Tea ka treguar se një pjesë e banorëve që janë larguar tashmë nga shtëpia e “BBV” dhe që ka pasur raport të mirë i kanë shkruar dhe e kanë ndihmuar me mënyrën se si të përshtatej me jetën jashtë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?