Tea Trifoni

Tea Trifoni zgjedh të bëjë realitet 'telenovelën indiane' brenda BB VIP, cili ishte roli që donte të kishte në dasmën Luiz-Kiara

2 Shkurt 2023, 19:32| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 19:35

  • Share

Tea Trifoni e cilësoi marrëdhënien e saj mes Luizit dhe Kiarës si “telenovelë indiane” por duket se dëshiron që të bëhet pjesë e saj. Në dasmën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ajo u caktua të ishte motra e Kiarës, por roli nuk i pëlqeu ndaj u vesh si “vejusha e zezë” dhe zgjodhi që të ishte “dashnorja” në dasmë.

Këtë ia ka treguar Diolës dhe Nitës gjatë një bisede.

“Sapo më lindi një ide e keqe. Super skenë. Kemi dasmë sot apo jo? Të bëhem unë dashnorja. Duan lojë, të bëj lojë edhe unë”, deklaroi Tea.

Pasi ishte përgatitur për dasmën dhe kishte përfunduar me ‘look-un’ e saj, Tea ia tha hapur Deas se veshja e saj nuk ishte për dasmë.

“Unë jam veshur për funeral jo për dasmë meqë ra fjala, ai ishte qëllimi i gjithë kësaj gjësë. Si angleze taman”- tha Tea.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?