Prej tetë muajsh, të gjitha institucionet në varësi të Ministri të Kulturës kanë pezulluar vënien e shfaqjeve në skenë. Ministria e Shëndetësisë vazhdon që të mbajë në fuqi Aktin Normativ që teatrot të qëndrojnë mbyllur. Megjithatë, të gjitha teatrot në vend dhe opera kanë vazhduar provat dhe rikthimin me shfaqje artistike në hapësira publike. Ndërsa, Teatri Kombëtar përveçse interpretimit të pjesëve letrare online, i kanë qëndruar strikt kërkesës së Ministrisë së Kulturës me shpresën se për ta do të kujtohesh dikush. E ndërsa, edhe vet drejtori Hervin Çuli para disa muajsh bëri një thirrje publike për zhbllokimin e buxhetit të këtij institucioni, që mesa duket ra në vesh të shurdhët, kësaj here Sindikata e Artistëve të Trupës së Teatrit Kombëtar u mblodh në sallën e Arturinës, për t’i drejtuar Ministrisë së Kulturës kërkesën për zhbllokimin e buxhetit edhe leje për nisjen e provave.
“Pas bisedave personale që kemi bërë mendova që të takohemi dhe për kërkesën që duhet t’i drejtojmë Ministrisë së Kulturës, nëse i plotësojmë kushtet për të filluar projektet për sezonin e ri apo jo? Kjo gjë nënkupton jo fillimin e shfaqjeve detyrimisht, por fillimin e punës së trupës, zhbllokimin e buxhetit, që ka lidhje me kontratat e aktorëve të jashtëm për projektet”, shprehet aktori Artan Imami, kësaj here, si kreu i Sindikatës së Trupës së Aktorëve në Teatrin Kombëtar.
“Unë po them se s’ka bazë ligjore që të të ndalojë punën. S’ke VKM-n, ke Akt Normativ. S’ke pse t’i kërkosh leje Ministrisë. Ne duhet të fillojmë punën në bazë të rregullave të shtetit. Akti normativ s’ka fuqi ligjore, ne duhet të fillojmë punën, rregullat e distancimit i vendosin rregulloret”, shprehet aktori Liçaj, të cilit Imami i drejtohet duke i thënë, se” “Nuk je pjesë e Sindikatës, pasi ke dhënë dorëheqjen”, gjë që e bën Liçajn të braktis mbledhjen.
E teksa në të gjithë teatrot e Europës ka nisur puna dhe shfaqjet po vijojnë që të jepen gradualisht me publik të reduktuar, aktori Artan Imami, pas hapjes së restoranteve brenda, bën thirrje që të shqyrtohet edhe kërkesa e tyre.
“Ne mendojmë se jemi në një situatë që mund të fillojmë punën, pra projektet e reja me prova për shfaqje janë hapur. Baret dhe restorantet lejohen, vetëm ne, diskotekat dhe stadiumi jo. Ne po i bëjmë një thirrje që mbase ka ardhur momenti që të fillojmë provat me shpresë, që jeta vazhdon dhe ne do përshtatemi, ishallah mbijetojmë. A jeni dakord që këtë mendim t’ia shprehim MK-së?”, thotë Imami.
Ndërkohë, regjisori i shfaqjeve premierë, "Hansel dhe gretel" dhe "Drejt imagjinatës", që jepen në datë 3 tetor brenda në skenën e Eksperimentalit, Endri Çela shprehet se jeta artistike duhet të vijojë normalisht
“TKES ka qenë i pari që ka nis aktivitetin kulturor, fillimisht te Teatri Veror i Arteve e më as në rrethe edhe në festivale. Këtë fundjavë rihapemi për publikun brenda. Shfaqja do të realizohet nga artistët, si përherë, por kësaj here në një metër distancë nga njëri-tjetri. Sa i përket publikut kushtet e përcaktuara nga MSH do të respektohen. Shfaqja risjell jetën artistike në kryeqytet, duke nis fillimisht me ta e më pas me të rriturit. "Hansel dhe gretel" dhe "Drejt imagjinatës". Pas 7 muajsh pezullim këto janë premierat e para, të cilat sjellin argëtim dhe edukim për publikun e vogël”, shprehet regjisori Endri Çela.
Shfaqja e fundit, që është vënë në skenën e “Artubinës” nga artistët e Teatrit Kombëtar është “Galaksia” me regji të Rovena Lules gjatë muajit shkurt të 2020-s.
Ky eshte nje informacion per /SHQIPTAREN/,qe nuk ka lidhje me titullin e mesiperm,por mund t'ju interesoje per rubriken e /KULTURES/Te marten e fundit te shtatorit te kanali amerikan I filmave TCM,u dha seria e rradhes e dokumentarit shume serialesh /Women make film/,ku flitet per regjizoret e botes e filmat qe kane xhiruar dhe per metodat e interpretimet filmike, etj.E pra, ne kete dite u permend Xhanfize Keko dhe u perdoren si ilustrim sekuenca nga filmi I saj /Kur xhirohej nje film/.Tema qe u ilustrua konkretisht ,ishte raporti femije/adult.Njoftimin mund ta kontrolloni dhe konfirmoni te TCM.com/Women make film/.Mendoj se do ishte njoftim interesant per filmdashesit shqiptare.FLM !
Përgjigju