Margarita Kristidhi duke performuar ne pianon e re

Teatri i Operas me piano të re, performojnë në të Margarita Kristidhi dhe vogëlushja Kristel! Restaurohen edhe dy pianot e tjera

16 Dhjetor 2022, 18:05| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 18:20

  • Share

Nga sot Teatri i Operas ka një piano të re për shfaqje. Është përuruar përmes një performance të pianistes Margarita Kristidhi, si dhe në mënyrë simbolike për të përfshirë edhe brezat më  të rinj, nga nxënësja e shkollës 9-vjeçare "Servete Maçi", Kristel Xhafka.

Ministria e Kulturës ka garantuar, për koston 184, 240 euro një model D-274 Piano të Madhe “Steinëay & Sons” (shoqëruar me 4 stola, pedale harmonike, mbulesë mbrojtëse, set akordimi profesional, pianoplan për transportin horizontal dhe vertikal në shkallë). Ka qenë pianistja Elda Laro që ka  përzgjedhur pianon në Hamburg për Ministrinë.  

Prej dekadash në Teatër shfaqje me peshë luheshin me një piano të vjetër (1989) Steiway & Sons. Ishte shqiptari i njohur, violinisti Tedi Papavrami që në qershor të këtij viti, gjatë një interviste për Report tv, vuri në dukje një nga problematikat e Operës se sapo rikonstruktuar: amortizimin e instrumenteve.

“Është vërtetë një sallë me vlerë që mund të bësh në kondita shumë të mirë muzikë, përveç pianos, që ka një problem që është goxha e shkatërruar, edhe pse është një pianoje e një marke shumë të mirë, ose ka nevojë për një riparim të tërë të thellë, ose për një instrument të ri. Kjo do të ishte për koncertet instrumentale një nevojë, vërtetë!”, u shpreh Papavrami.

Pas këtij apeli, ministria  e Kulturës Elva Margariti premtoi që do të angazhohej për blerjen e një pianoje të re, dhe restaurimin e instrumenteve të tjerë.  Dhe në fakt, bashkë me blerjen e pianos së re ka nisur puna. Është restauruar pianoja e vjetër  (Steinway & Sons, 1989) si dhe të pianos “Yamaha”, prodhim i 1988 në Japoni. Restaurimet shkojnë në vlerën  23,000 euro. Kostoja totale për blerjen dhe restaurimet është në vlerën 244,520 euro.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?