Kultura

Teatri i ri, Bujar Kapexhiu i përgjigjet Veliajt: Në Itali po pëlqehet shumë arkitektura fashiste

23 Mars 2018, 11:57| Përditesimi: 23 Mars 2018, 14:28

  • Share

Artisti Bujar Kapexhiu i është përgjigjur nga studio e “Rreze Dielli” në Report TV komenteve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, mbi propozimin e tij për Teatrin e Ri Kombëtar. Duke folur dje në mbrëmje në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, Veliaj e cilësoi propozimin e regjisorit Kapexhiu “Arkitekturë fashiste”duke thënë se Teatri i ri Kombëtar nuk meriton të ketë të tillë arkitekturë. Por regjisori i mirënjohur tha se propozimi i tij nuk ka asnjë pretendim fashist, por edhe po të ishte i tillë do të ishte shumë i bukur.

“Propozimi im nuk ka asnjë pretendim fashist , sepse po të ishte fashist do të ishte shumë më i bukur. Aty është stili unik i teatrove. Arkitektët le të bëjnë çfarëdolloj arkitekture të duan, megjithëse sot në Itali po pëlqehet shumë arkitektura fashiste. Arkitekti shikon se si rri ndërtesa me ndërtesat e tjera përreth, ndaj e kam lënë teatrin me stilin që ka qenë. Unë e improvizova. 2 teatre që janë të mos prishen dhe të ndërtohet një i ri. Veliaj mund ta ketë thënë në shpejtësi e sipër sepse po të mendohet mirë edhe vetë mund ta ndryshojë mendimin. Por të thuash teatër fashist është e pasaktë”

Bujar Kapexhiu, regjisor

Kapexhiu shpjegoi sot në studion e “Rreze Dielli” në Report TV se i tiji është thjesht një propozim dhe jo një projekt i mirëfilltë arkitekturor. Sipas tij, më e rëndësishme është që të ketë një konkurs të mirëfilltë ku të parashtrohen disa projekte.

“Gjuha e arkitekturës është e sofistikuar, e modernizuar dhe kjo mund të bëhet në çfaredolloj stili. Unë këtë e hedh si konkurs, por me idenë për të ndërtuar 1 kompleks teatri. Në të dy teatrot mungojnë sallat e provës në tavolinë, mungojnë arkivat, garderoba, biblioteka. Siç u dha ai projekt është si një gatim i mirë i parë nga një tenxhere e mbyllur. Aty thuhet se ka 600 vende , por që nuk kuptohet se ku janë. Me të qeshur e quaj danezin arkitekt të pakrehur. Nëse nga 10 mijë metra, tashmë janë 2000, ku shkojnë 8000 të tjerat?”

Bujar Kapexhiu, regjisor

8000 metrat e tjerë sipas Kapexhiut do të jenë kullat, që sipas gazetares Erjona Rusi janë edhe çelësi i këtij diskutimi. Me të qeshura , regjisori i përgjigjet se ky është një “çelës kopil”

Regjisori përveç projekt-propozimit të dhënë për teatrin i mëshon faktit se duhet të bëhet një konkurs i cili do të nxjerrë projektin më të mirë përfundimtar për teatrin. Nuk duhet thënë menjëherë fjala e fundit shprehet Kapexhiu. Ajo që është e rëndësishme është që Teatri të bëhet diçka e bukur që të kënaqë të gjitha palët.

Komento

Komente

  • Lili: 23/03/2018 12:53

    Fashizmin e vrane vet italianet.Mos fol dokrra se je burre plak.Atehere ngjall Ducen e Badolen dhe sherbeju me zell atyre.Ta paska bere mire Enveri.Pastaj lepiheshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?