Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme

2 Nëntor, 15:29| Përditesimi: 2 Nëntor, 15:43

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha, së bashku me një grup kritikësh, drejtorë teatrosh dhe gazetarësh nga vende të ndryshme të Evropës, vizituan kantierin, si dhe njohën vizitorët me projektin dhe ecurinë e punimeve.

“Ne duhet të marrim vendime dhe duhet t’i kemi teatrot njësoj siç i ka Bashkimi Europian, me ajër të kondicionuar në verë dhe me ngrohje në dimër. Kjo do të thotë se po ndërtojmë një teatër për 100 vitet e ardhsme, jo për 100 vitet e shkuara”, tha Erion Veliaj.

“Kaq shumë njerëz që merren me teatër të shohin, të vlerësojnë dhe të njohin  kulturën tonë, sigurisht me perspektivën se kjo vizitë do të kthehet dhe do të përkthehet në bashkëprodhime, në pjesëmarrje, në festivale”, u shpreh Altin Basha, Drejtor i Teatrit Kombëtar.

Brenda vitit 2025 pritet të përfundojë karabinaja e godinës së Teatrit të Ri kombëtar.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?