Teatri Kombëtar i Kukullave ndaloi në qytetin e Lezhës, duke dhuruar një mbrëmje të veçantë për më të vegjlit.
Sheshi Gjergj Kastrioti u shndërrua në skene te hapur, ku fëmijët u argëtuan dhe përjetuan emocione të shumta përmes interpretimit të aktorëve.
Me shfaqjen “Smërfët dhe Gargamela”, aktorët e teatrit sollën në skenë personazhe shumëngjyrëshe dhe histori plot fantazi, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të vegjlit.
Gjatë ketij sezoni veror Teatri Kombëtar i Kukullave ka udhetuar ne disa qytete te vendit, duke i kthyer mbrëmjet verore në kujtime të bukura për femijet. Ne Lezhe eshte përmbyllur hareshëm turi veror, ndersa në shtator nisin premierat në teater, ne kryeqytet.
Komente
