TIRANË- Gjerak Karaiskaj, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës në vitin 2004, është shprehur se është një çështje e diskutueshme nëse teatri ka vlera historike, prandaj është ndezur debati nëse është i drejtë vendimi për shembjen e tij, e ndërsa sqaroi se gjatë kohës që ai drejtonte këtë institucion nuk është diskutuar për ta futur në listën e monumenteve të kulturës.
Në një intervistë për Report tv në emisionin 'Pa Protokoll', Karaiskaj tha se nëse do të ishte para një zgjedhjeje se kush ka më shumë vlera historike, Teatri apo Piramida, ai zgjodhi këtë të fundit duke listuar në sërë argumentesh.
"Deri sa kam qenë unë Teatrit ishte shpallur vetëm qendër e mbrojtur, që përfshinte zonën qendrore, bulevardin dhe një pjesë të rrugës së Durrësit. pas kësaj pune, duhet të caktohet monumentet që ishin brenda kësaj zone, dhe këtë e kisha me merak që ta bëja, por nuk e bëra dot se u largova nga instituti.. Për Teatrin nuk është folur. Institucioni që e cakton është Instituti i Monumenteve, ka të drejtë të shpallë cdo objket monument kulture të përkohshëm 6 muaj dhe brenda kësaj kohe duhet të bëjë dokumente që ta argumentojnë në Ministri pse do të shpallet monument kulture. Janë disa monumente që kanë nevojë për diskutimnëse do zgjidhja midis piramidës dhe Teatrin, do zgjidhja Piramidës. Sepse vlera arkitektonike ka më shumë, por sepse do e zgjidhja si një simbol i degjenerimit të atij sistemi. Që të ngrihet në shekullin 20 një Piramidë si në kohën e Fareonit, sikur të ishte lënë ashtu me kohë, ku ishin objektet dhe portretet e kriminelin", tha ai. Në fund, zgjedhjen nëse duhet që Teatri të shembet apo jo, ua lë partive politike duke u përgjigjur me shumë ironi.
"Unë jam historian partiak, ata e dinë biografitë e atyre që kanë dhënë kontribute për teatrit", tha Karaiskaj.
Nga ana tjetër, Apollon Baçe, i cili ka qenë drejtor i Insitutit të Monumenteve në vitin 2007 është shprehur për "Pa protokoll" se në atë vit Teatri është futur si zonë në tërësi në Tiranë që është quajtur monument kulture, teksa bëri një krahasim për të sjellë në vëmendje rëndësinë e tij.
"Në vitin 2007 futëm si tërësi si zonë në Tiranë, është njësoj si në rastin që caktohet një dhomë që quhet monument kulture, atëherë edhe tavolina është monument kulture. Është një arkitekturë racionale, ka vlera europiane", tha Baçe. Ai ka thënë se teatri ka shumë vlera, është ndërtesë e rrallë, ka vetëm një në Brescia që është shpallur monument. "Mua më lidh ajo kohë, më kujton fëmijërinë, shfaqjet e Robert Ndrenikës, janë kujtime", ka thënë ai.
Ku ishin keta artiste pse se ngriten zerin kur u shkaterrua Kinostudio Shqiperia e Re pse nuk u ngriten ta mbronin si po bejne sot me Teatrin? Pse nuk u ndjene kur i vune zjarrin arkivit te filmit ku u dogjen qindra bobina me filmime te rralla? Pse nuk u ndjene kur u shkaterruan dy kinemate kryesore 17 Nentori dhe Partizani qe kishin vlera arkitektonike dhe pse nuk u ndjene kur Teatri Kombetar qe pretendojne te mbrojne u kthye ne salle lojrash si bingo dhe lojra te tjera?
Përgjigju