Shfaqja "Agnesa e Zotit" e Teatrit Shëtitës "Çajupi", u prezantua për herë të parë në teatrin Skampa në Elbasan. Vepra e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier me regji nga Kiço Londo erdhi nën interpretimin e tre aktorëve të njohur të teatrit tonë Eni Jani, Laura Nezha dhe Violeta Trebicka.
Agnesa e Zotit” është një betejë midis botës së fesë dhe shkencës, faktit dhe besimit. Një shfaqje e cila merr përsipër të përcjellë mesazhe të forta që i përshtaten më shumë të sotmes sesa kohës kur u shkrua vepra.
Shfaqja jo vetëm që u prit me duartrokitje të shumta, por mbajti publikun të mbërthyer për 90 minuta. Eni Jani interpretoi Martën duke mbuluar gjatë shfaqjes gjithë gamën e emocioneve nga edukatorja te antagonistja, ndërsa aktoria Violeta Trebicka rolin e Nëna Eprore.
‘Jam mësuar me pjesën e dramave, pork jo është e veçantë se skam dal fare nga skena...’, thotë aktorja Eni Jani.
‘Bota që ka ndryshuar sot, autori...jemi mësuar që qëbesimi nis nga vetja...’, shton Violeta Trebicka.
Shfaqja "Agnesa e Zotit" pas Elbasanit do të udhëtojë në qytete të tjera të vendit me shprsën për tu pritur mjaftë mirë nga publiku.