TEC e Vlorës

Politikë

TEC-i i Vlorës, deputeti i PD: Do t'i jepet për 20 vjet një privati, Rama dhe Gjiknuri kanë përjashtuar kompanitë e huaja

3 Janar 2019, 20:44| Përditesimi: 3 Janar 2019, 22:01

  • Share

Deputeti demokrat Agron Shehaj shkruan në një status në rrjetin social “Facebook” se kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri kanë vendosur në mënyrë të fshehtë që TEC e Vlorës t'i jepet një privati për 20 vjet, duke anashkaluar kështu kompanitë e huaja.

"Në orët e fundit të vitit 2018, edhe pse i larguar nga ministër, Damian Gjiknuri ka firmosur hapjen e procedurave për dhënien me koncesion të TEC-it të Vlorës. Me zero transparence, Rama dhe Gjiknuri kanë vendosur që TEC-in e Vlorës, i cili ka kushtuar deri tani mbi 120 milionë euro me paratë e shqiptarëve, për t’u ndërtuar e mirëmbajtur, t’ja japin në pronësi për 20 vjet një privati", shkruan Shehaj.

Ai shprehet më tej se detajet e këtij koncesioni do të mësohen ditët e ardhshme. "Është një histori që përsëritet: pasuritë e vendit, pronat publike dhe paratë publike u jepen klientëve të lidhur me qeverinë, gjoja me “koncesion”, duke rritur me disa fish koston e investimit. Në 15 janar do marrim vesh se cili nga klientët e Edi Ramës do ta marrë këtë dhuratë dhe do të ndajë paratë me 'bamirësinë' ", shkruan në fund Shehaj.

Komento

Komente

  • Vezir: 03/01/2019 22:07

    Mire bejne qe ja japin koncesionarit se ai lubi nuk mund te mbahet me me leket e taksapagusve.Ai TEC eshte nje grope gjigante qe deri tani ka shkuar mbi 270 miljon EURO.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?