Partia e Lirisë denoncoi sot (9 Janar) rritjen e borxhit publik dhe atë që e quajti si degradimi i shtetit të së drejtës, që ecën paralelisht me degradimin e ekonomisë.
Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, tha se në krahasim me vitin 2013, kur “Rilindja” erdhi në pushtet, borxhi publik është rritur nga 6.3 miliardë euro që ishte, në 13.7 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë të vitit 2024, pra mbi dyfish.
Kurse borxhi për frymë nga 2180 euro, aktualisht është 5694 euro, ose me rritje 2,6 herë.
“Borxhi nuk është rritur për t’u shërbyer qytetarëve për mirëqenien e tyre, për hapjen e vendeve të reja të punës apo për rritjen e prodhimit vendas. Rritja e Borxhit i ka shërbyer vetëm “Rilindjes” për të vjedhur me inceneratorët, me PPP-të dhe me rrugët e “florinjta”, tha Blushi.
Më tej ai shtoi se elementët që kanë të bëjnë me borxhin publik janë përkeqësuar, duke lëkundur edhe besimin e investitorëve te ekonomia shqiptare.
“Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendet e rajonit, Shqipëria ka një nivel nga më të lartit të borxhit publik në përqindje të Prodhimit të Përgjithshëm”, theksoi Blushi, duke e shoqëruar atë edhe me një tabelë krahasuese dhe shifra të këtij përkeqësimi.
Blushi premtoi një ‘strategji rigoroze të administrimit të borxhit, si e domosdoshme për të arritur një ulje graduale të borxhit publik”. Por kjo sipas tij, arrihet duke e luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit.
“Do të kërkonte mos miratimin e PPP të reja me mbështetje buxhetore ose me ofertë të pakërkuar, si dhe mos krijimin e detyrimeve të tjera të papaguara të institucioneve qendrore dhe vendore. Do të kërkonte gjithashtu përmirësimin e treguesve financiarë të ndërmarrjeve publike dhe në veçanti të sektorit energjetik, si dhe masa të tjera për të përmirësuar treguesit e performancës qeverisëse”, përfundoi sekretaii i PL.
O palle pse thua genjeshtra. Nborxhi shqiperis ishte 70.4 perqind sote eshte 56 perqind, pra eshte ulur me 14 perqind. Sipas fmn borxhi mesatar i ballkanit peeendimor eshte 3.7 perqind me i larte, dmth te ne eshte ulur 14 perqind e ballkan eshte rit. Borxhi i maqedonis nuk eshte 54 perqind, por 59 perqind. Borxhi ne balljan ne 2025 eshte parashikuar te jete me i madh se ritja ekonomike,npsh maqedonia do mare 4 perqind borxh, kurse ritjen e ka parashikuar 3.5 perqin. E treta borxhi i shqiperis eshte 13.7 miliard, kurse te ardhurat jane 7.35 miliard euro, dmth shqiperis nuk i duhen 2.2 vjete por me pake se 1.8 vite.e pastaj shqiperia ka 4 miliard euro eksporte, 13.7 miliard borxh, pra eshte me pak se 4 vite eksporte te shlyejne borxhe. Boll me genjeshtra
Përgjigju