Tedi Blushi

Tedi Blushi: Kosova rriti pensionet 20% dhe pagat me 110 euro! Rama zero indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët në buxhetin e 2025!

11 Nëntor, 16:38| Përditesimi: 11 Nëntor, 16:46

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi, doli sot me një reagim për mediat në lidhje me buxhetin faktik, duke sulmuar qeverinë se nuk kap dot as standardet buxhetore të Kosovës.

Gjithashtu vuri në dukje se po bëhet vjedhje e buxhetit të qytetarëve nga “banda e Rilindjes dhe Edi Rama”, siç e quajti ai, në vendin me qytetarët më të varfër të kontinentit.

“Nëpërmjet këtij buxheti tërësisht antisocial dhe antiqytetar, që thellon varfërinë dhe nxit shpopullimin dhe në anën tjetër shton korrupsionin skizofrenik, që ka zhvatur plot 8.2 miliardë euro nga taksat, nga gjaku, mundi, djersa dhe sakrificat e shqiptarëve dhe bizneseve të ndershme, të pensionistëve dhe të familjeve në nevojë, Qeveria nuk parashikon t’ua kthejë me shërbime dinjitoze, me paga dhe pensione më të larta”, tha Blushi.

 Ai përmendi “aferat e koncensioneve dhe PPP-ve korruptive, nëpërmjet inceneratorëve, mijëra tenderave sekretë dhe rrugëve të florinjta”.

“Buxheti vjetor i Shqipërisë 8.2 miliard euro është 2.3 herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, 3.6 miliard euro. Por në Shqipëri, ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë herë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar", tha Blushi.

Gjithashtu shtoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar fondin prej 916.5 milionë euro për pagat, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku”, tha Blushi.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

“Buxheti  i vitit 2025 mbetet buxheti me antisocial që do të miratojë kjo mazhorancë, sepse ndërsa nuk ka fonde të rritjes së pagave dhe rritjen e pensioneve, nuk ka fonde shtesë për rritjen e ndihmës ekonomike, por përkundrazi ka ulje të tyre, si dhe ka ulje të fondeve për përkudesje sociale, ka rritje marramendëse të shpenzimeve të shërbimit të borxhit, të investimeve publike, të investimeve të PPP me mbështetje buxhetore, të projekteve të tjera PPP, si dhe rritje të shpenzimeve administrative të luksit

-Në total për investimet, për shpenzime administrative të Qeverisë, për investimet, për koncesionet me mbështetje buxhetore, për koncensionet PPP të reja si dhe për pagesat e shërbimit të borxhit në total për vitin 2025 rriten nga 340.6 miliard në vitin 2024, në 532.3 miliard në vitin 2025.

-Dhe ndërkohë shpenzimet për ideksimin e pensioneve janë planifikuat vetëm 1.6 miliard, ose e barabarte me rritjen indeskimin e pensioneve në masën e 170 lekë në muaj për 790 000 pensionistë

-Shpenzimet për investimet kapitale për vitin 2025 jo vetëm që vazhdojnë të mbeten në nivel të lartë, por dhe tregojnë një rritje krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2024

-Shpenzimet kapitale rriten nga 150.5 miliard lekë në vitin 2024 në 161.8 miliard lekë në vitin 2025 ose një rritje në 7.5% kur ndërkohë nuk ka asnjë rritje për politikat e pagave dhe politikat sociale

-Shpenzimet për investimet me financim të brendshëm rriten me 11.7% nga 100.5 miliard lekë në vitin 2024 në 112.3 miliard lekë në vitin 2025.

-Shpenzimet për koncensionet me financim buxhetor rriten nga 14.02 miliard lekë në vitin 2024, ne 14.23 miliard leke për të financuar projektet PPP me mbështetje buxhetore.

-Ndërsa totali i kostos së projekteve koncensionare rritet dhe për 109.5 miliard lekë të tjera.

-Totali i kostos së projekteve PPP do të arrijë 777.2 miliard lekë, ose më i lartë dhe sa buxheti total i vitit 2024

-Shpenzimet për të mbuluar koston e interesave të borxhit rriten në 7.5% nga 58.4 miliard lekë i pritshmi në vitin 2024 në 62.8 miliard lekë në vitin 2025.

-Shpenzimet për pagesën e principalit te borxhit do të arrijë një shifër rekord ose 2.3 herë në vitin 2025, ne 103.1 miliard leke nga 45.4 miliard lekë në vitin 2024.

-Totali i kostos së shërbimit të borxhit në vitin 2025 do të arrijë ne 6.3% e PBB ose në 165.9 miliard lekë nga 104.3 miliard lekë në vitin 2024.

-Vetëm për vitin 2025 buxheti i shtetit do të paguajë 1.67 miliard Euro për shërbimin e borxhit, ose secili qytetar përfshi dhe pensionistët, do të paguajë për shërbimin e borxhit 695 Euro.

-Dhe ndërkohë indeksimi vjetor për secilin pensionist është rreth 21 Euro

-Totali i kostos së shërbimit të borxhit tejkalon buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Arsimit, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të marra së bashku për vitin 2025

-Totali i kostos së shërbimit të borxhit do të jetë sa 86% e fondit total per te paguar 790 000 pensioniste”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?