Politikë

Tedi Blushi: Jemi në luftë me organizatën kriminale sorosiste SPAK, pushteti ka kapur prej fyti drejtësinë

1 Shkurt, 12:36| Përditesimi: 1 Shkurt, 16:33

  • Share

 

Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë,  Tedi Blushi nga konventa e PL vijoi akuzat ndaj SPAK duke thënë se PL është në në luftë më këtë institucion duke e cilësuar si organizatë kriminale sorosiste.

Blushi tha se drejtësia në vend është e kapur nga qeveria. 

‘Rrëmbimi banditesk, i paligjshëm dhe izolimi ekstrem nga organizata kriminale e “Rilindjes”, SPAK, pa fakte dhe pa prova penale, i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paralajmërim, për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot, që vetëm fizikisht nuk ndodhet sot në qeli. Narkoregjimi e ka kthyer Shqipërinë në një burg të hapur!  Liria nuk është vetëm mungesa e prangave! Ky pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar ka ndërtuar mure të larta rreth nesh: është asgjësuar shteti ligjor, kontrolli dhe balanca mes pushteteve, transparenca dhe llogaridhënia, është kapur për fyti drejtësia, është vrarë meritokracia, është thelluar varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti, është cënuar rëndë pavarësia e medias dhe liria e fjalës. Nëpërmjet tyre është shpopulluar Shqipëria.

Kjo nuk është liri! Kjo është një robëri moderne e imponuar me dhunë nga junta sorosiane antikombëtare që ka instaluar Edi Rama dhe Altin Dumani! Ndaj sot jemi në luftë me organizatën kriminale sorosiste SPAK sepse nëpërmjet saj “Rilindja” nuk po rrëmben dhe burgos vetëm kundërshtarët politikë të regjimit, por po përpiqet të rrëmbejë të gjithë Shqipërinë për llogari të mafias. Dhe për çfarë? Në këmbim të një mandati të përjetshëm për Altin Dumanin’, tha ai.


Lajmi kryesor:

SPAK kërkon 6 muaj shtesë për hetimin e dosjes, Meta flet nga burgu ‘313’ për konventën e PL-së: Dumani më mban të izoluar për llogari të Ramës


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?