Tedi Blushi ‘kërcënon’ efektivwt e policisw: Do t’ju zbulojmë kush jeni, Meta u dhunua

21 Tetor, 16:48| Përditesimi: 21 Tetor, 22:34

  • Share

1729523362_tediblushi.GIF

Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë konferencës së sotme për mediat, kërcënoi edhe efektivët e policisë që arrestuan Ilir Metën.

Ai tha se emrat e tyre do të bëhen publik, ndërsa deklaroi se sipas tij në momentin e arrestimit Meta është dhunuar.

“Do ti varim në një kornizë, që ti shihni të gjithë se kjo është banda kriminale e Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Edhe ju, edhe shqiptarët duhet që ta dini se kush janë ata, ne do ti bëjmë publike emrat. Do të mbajnë përgjegjësi në mëyrë demokratike. Ai polici që ka ngritur dorën, ajo dorë do ti bjerë në kokë. E kanë dhunuar, e kanë goditur Metën”, tha ai.  


Lajmi kryesor:

Konferenca/ Arrestimi i Metës, Blushi sulmon Dumanin: Xhelat i Ramës! Gjokutaj: Goditje politike para zgjedhjeve! PL deklaratë me 5 pika


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?