Tedi Blushi: Me Metën, çdo ditë në Presidencë ishte 2 mars! Sot po merrni vendim historik për të ardhmen

25 Korrik 2022, 19:31| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 19:57

  • Share

 

Tedi Blushi, i cili ka qenë këshilltar i Ilir Metës në Presidencë ka mbajtur fjalën në Konventën Kombëtare të LSI duke thënë se të gjithë kanë nevojë për një lidership të fortë që rikthehet në betejë. Ndër të tjera tregoi se gjatë kohës kur ishte në Presidencë, çdo ditë ka qenë 2 mars pasi Meta ishte në betejë për mbrojtjen e interesit kombëtar.

“Unë i përkas vetëm popullit të 2 marsit dhe vij para jush si njeri i lirë. Populli i 2 Marsit është i etur per Lirine dhe Referendumin. Ju sot po merrni një vendim historik për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Kauza juaj më e madhe do të përshpejtojë edhe integrimin europian. Koha për të shporrur këtë të keqe është sot, liri dhe demokraci. Siç na la amanet Avzi Nela, o liri o vdekje. Askush më mirë se nuk e di se Presidenca ka qenë 2 mars çdo ditë. Jam thellësisht falënderues që kam qenë bashkëpunëtor i tij.

Në këto 5 vite, Meta ka qenë në çdo betejë për mbrojtjen e interesit kombëtar. Sot kemi të gjithë nevojë për një lidership të fortë që rikthehet në betejë për Shqipëri më të drejtë, më njerëzore, më të dashur dhe më të dhembshur. Fuqia e popullit të 2 marsit qëndron te bashkimi drejt lirisë. Koha është tani, boll duruam, mjaft indiferencës”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

LSI bëhet 'Partia e Lirisë'! Meta në krye si nacionalist: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë, na rrezikohet sovraniteti dhe Kosova, do përballemi me tradhtarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?