Tefik Osmani

Sport

Tefik Osmani pranë rikthimit te Tirana si drejtor sportiv

2 Korrik, 15:48| Përditesimi: 2 Korrik, 15:50

  • Share

Tefik Osmani është shumë pranë një rikthimi në klubin e Tiranës, duke marrë sërish rolin e drejtorit sportiv, një detyrë që e ka mbajtur edhe më parë për tre sezone.

Ish-mbrojtësi korçar, i cili kohët e fundit ka qenë pjesë e stafit drejtues të Vllaznisë, ka arritur marrëveshjen me bardheblutë, duke lënë pas çdo dilemë për të ardhmen. Akordi është arritur dhe njoftimi zyrtar pritet të bëhet në ditët në vijim.

Osmani kishte në tryezë oferta nga disa klube të Superligës (Flamurtari, Vora), por ka preferuar të rikthehet në kryeqytet pas një viti e gjysmë, duke zgjedhur projektin e KF Tiranës, klub me të cilin ruan një lidhje të veçantë si në aspektin profesional ashtu edhe personal.

Ky rikthim vjen në një moment kyç për klubin bardheblu, që po kërkon të rikthehet fuqishëm në garën për titull pas një sezoni ku mbijetoi vetëm në ndeshjen shtesë. Emërimi i Osmanit pritet të sjellë edhe trajnerin e ri në ekip, emër që do zgjidhet nga drejtori sportiv.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nurian cenka: 02/07/2025 16:06

    Trajneri Teutës do jete agostineli Orges shehu ardi behari sporti duro trajneri tiranes mund pajtimi jamir hyka devi mua te hillete shorti cub federata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?