Foto nga arrestimi i Burim Durakut

Tejkaloi afatet në paraburgim, lirohet nga qelia Burim Duraku! Akuzohej për vrasjen në Greqi, në bashkëpunim me një tjetër i zunë frymën grekes dhe i vodhën paratë

25 Qershor 2022, 17:53| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 17:57

  • Share

Gjykata e Kukësit ka pranuar kërkesën për shuarje e masës së sigurimit për Burim Durakun, i kërkuar nga drejtësia greke pasi akuzohej për veprën penale “vrasje me paramendim në bashkëpunim”. Kërkesa u drejtua nga avokati Sokol Tahiraj për arsyen e humbjes së fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore nga koha e përcaktuar në baze te nenit 261/1c / te Kodit Procedurës Penale.

Duraku u arrestua më 20.12.2019 nga forcat RENEA pasi akuzohej për veprat penale "Vrasja me dashje", "Armëmbajtja pa leje", "Vjedhja me dhunë" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim". Gjatë operacionit, forcat “Renea” ushtruan kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë.

Burim Duraku akuzohet për vrasjen e kryer në vitin 2010 më datë 1 Maj në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë.  Duraku, në bashkëpunim me Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të një shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit,  e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur  greken A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit ngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin ngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë  e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen. Këta dy shtetas më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara.

Komento

Komente

  • Iris: 26/06/2022 01:35

    Rastet e vrasjeve do te ishte mire te ishin burg /pa afat/.Burokracite e ndyshme nga te dyja shtetet dhe afati i kushtezuar nga ligji sollen kete pasoje.

    Përgjigju
    • Andi: 26/06/2022 13:40

      Edhe burgu pa afat e ka një limit o Iris, këtë limit që dogjën këto pseudo prokurorët, që kërkojnë pa pikë turpi shtyrje hetimesh çdo tre muaj e pas 12 muajsh nuk dinë ç'të dorëzojnë se skane bërë një dreq punë

  • Mali: 25/06/2022 19:02

    Turp kombetare, nje kriminel lirohet ne vende qe te dorezohej ne Kakavij dhe mundesisht koken te mbuluar me breket e veta. Na vjen plasja kur na shajne neper mediat e botes. Ku eshte ai skuthi ministri i drejtesise?

    Përgjigju
  • Yyy: 25/06/2022 18:22

    Prokurori çështjes duhet shkarkuar dhe të ndiqet penalisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?