Ervin Shametaj e kishte marrë me qira apartamentin e përshtatur në shtëpi bari para disa muajsh. Dera është e mbyllur, ndërsa asgjë nuk të bënë të dyshosh se aty është rritur drogë. Shametaj nuk punoi i vetëm, por bashkë me tre bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët po ashtu janë prangosur nga policia.
Zona e Selitës së Vjetër është e mbushur me pallate, ndërsa konsiderohet një ndër më të kërkuarat në Tiranë, ngjitur me Kopshtin Botanik. Në mesin e një zone të tillë është zgjedhur të investohet në shtëpi bari.
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça, thotë për Report Tv se është një model i ardhur nga Spanja dhe Anglia dhe nga grupi kriminale të mirë financuara. Ndërkohë operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që prej kohësh kur Policia e Shtetit drejtohej nga Artan Didi ka marrëveshje për evidentimin e rasteve të dyshimta të humbjeve në rrjet.
Burime nga OSHEE thanë për Report Tv, se çdo fund muaji, operatorët kryejnë inspektime në terren, nga të cilat është lehtësisht e dallueshme vjedhja e energjisë elektrike, duke evidentuar edhe abonentin abuzues.
Në këto raste njoftohet policia, e cila më tej kryen kontrolle për të zbuluar nëse pas vjedhjes së energjisë fshihet tjetër vepër penale, siç mund të jetë ajo e kultivimit të kanabisit me llampa. Në raste të tjera, policia sinjalizohet po nga OSHEE, për ato familje që në mënyrë krejt të papritur shumëfishojnë konsumin e energjisë elektrike në banesa.
Esht e vertet qe harxhimi mbi normat i energjis esht dyshimi kryesor qe ne nje vend ritet kanabis
Përgjigju