Qeveria shqiptare miratoi 2 vite më parë memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G. Në vendimin e miratuar nga qeveria shqiptare nuk jepeshin detaje pasi cilësoi si e klasifikuar si “çështje të sigurisë kombëtare”, por me këtë veprim autoritetet shqiptare u radhitën qartësi në krah të SHBA, në përplasjet që aleati ynë kishte me superfuqinë tjetër Kinë. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Teknologjia e vendosur nga kompania kineze sipas amerikanëve lejon përgjimin. Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.
Rrjeti i komunikimit 5G është më i shpejtë, me më pak vonesa dhe funksionon në më shumë pajisje, por nga ana tjetër paraqet rrezik për sigurinë. Kompanitë e internetit tashmë kanë filluar shpërndarjen nëpër botë të ofertave për gjeneratën 5G të internetit.
Lajmi kryesor:
Shqipëria në krah të SHBA, koordinim për teknologjinë 5G, jo kineze! Firmoset marrëveshja në Bruksel! Sekretari Blinken-Ramës: Jeni shembull i mirë
K.T./ReportTv.al