Teknologjia edhe libri, Misha: Të vihen në lëvizje sa më shumë prozhektorë për leximin

9 Tetor 2019, 16:01| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 17:16

  • Share

Ndërsa, në vendin mungesave e hapësirave në Bibliotekën Kombëtare është e madhe, sistemi bibliotekar është shqetësues edhe rrjeti i bibliotekave ekzistuese konsiderohet i amortizuar nga Shoqata e Botuesve të Shqipërisë, drejtori i Bibliotekës “Vaclav Havel”, David Picard ka vendosur që të zhvillojë përgjatë dy ditëve urokshopin “Ndikimi i teknologjive të reja në biblioteka edhe në lexim”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtori i Bibliotekës, Piro Misha, ministrja e Kulturës, Elva Margariti edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, të cilët e konsiderojnë këtë aktivitet një mundësi të mirë, që fokusohet tek risitë e shërbimeve bibliotekare, roli i bibliotekarëve në orientimin e përdoruesve në njohjen e mënyrave të reja të kërkimit, përfshirë edhe instrumentet e reja (elektronike) të leximit.

 “Është shumë e nevojshme kjo formë avancimi, sepse është e nevojshme që të vihen në lëvizje sa më shumë prozhektorë për leximin”, shprehet Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, mendon se pavarësisht ndikimit të teknologjisë në lexim, duhet bërë përpjekja e duhur, që këto forma të alternohen, në mënyrë që njerëzit të mos largohen nga leximi  

“Ky takim lidhet shumë ngushtë me nevojën konkrete të Tetorit të Librit, ndërgjegjësimi nuk është vetëm për të afruar njerëzit tek libri në letër. Por tashmë sfida ka lidhje me teknologjinë, që të rinjtë i ka larguar nga libri, që unë mendoj se me prekjen e duhur edhe teknologjinë mund ta përdorim për të afruar të rinjtë tek libri. Nuk mendoj se këto janë dy realitete në luftë me njëra-tjetrën, por janë dy realitet që lidhen ngushtë”, thotë Margariti.

Gjatë kësaj ceremonie ambasada e Francës i dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë rreth 250 libra në gjuhën franceze.

“Për ne është kënaqësi që të vijmë në sallën franceze të Bibliotekës Kombëtare, sepse sot Shqipëria është me të drejta të plota pjesë e frankofonisë. Ne do të jemi gjithmonë bashkë me ju, pranë jush, prandaj sot do t’ju bëjmë një dhuratë që është 5000 euro, ku përfshihen koleksionet e plota të disa filozofëve francezë. Më tej do të zhvillojmë edhe një trajtim për restaurimin e librave, sepse ju nuk keni vetëm një fond shqiptar, por edhe otoman, italian edhe francez. Libri nuk është Franca-Shqipëria, por është gjithçka që mund ta bëjmë bashkërisht”, shprehet ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak.

Të pranishëm në këtë uorkshop ishin specialistë nga Biblioteka Kombëtare, bibliotekat publike dhe ato universitare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?