Krimi si përfitues i teknologjisë, faqet online forma e re e ‘rekrutimit’ të trafikantëve të qenieve njerëzore! OSBE zbuloi 300 faqe, shumë përdoren për prostitucion

14 Dhjetor 2022, 19:18| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 19:25

  • Share

Trafikantët dhe kriminelët përherë e më shumë po përdorin teknologjinë për të kryer veprimtarinë e tyre në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe në afrimin e shërbimeve seksuale në Shqipëri.

Trafiku i qenieve njerëzore, duke nisur nga rekrutimi, shfrytëzimi, kontrolli i viktimave, deri tek transferimi i të ardhurave të përfituara nga krimi është lidhur ngushtë me teknologjinë. Është kjo një formë e re që po përdoret nga kriminelët, dhe që njohu zhvillim , gjatë pandemisë, kur qytetarët kishin më të lidhur në platformat digjitale.

“Interneti e ka ndryshuar mënyrën se si funksionojnë grupet e organizuara kriminale për të kryer trafikim të qenieve njerëzore dhe trafikim të emigrantëve. Teknologjia ka krijuar mundësi të reja biznesi për grupet që e operojnë këtë gjë, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve. Rrit mundësinë për të bërë edhe trafikim ndërkufitar. Nuk është problem vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë rajonit, botës”, tha zëvendës drejtuesja e OSBE.

Drejtori i Njësisë Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, përmendi edhe ofrimin e shërbimeve për trafik të paligjshëm të emigrantëve si në rastin e ikjes në Angli me gomone nëpërmjet kanalit të Lamashit.

“Kjo do jetë një mundësi për të shprehur problematikat që lindin gjatë hetimit të veprave të trafikimit. Vepra të ndërlidhura me krime kibernetike. Ka dal dhe më shumë që nga nisja e pandemisë dhe rritjen e përdorimit të teknologjisë. Vitet e fundit kemi vënë re shtim të veprave penale që kanë lidhje me sulmet kibernetike. Kjo vjen pas periudhës së pandemisë. Qytetarët u fokusuan tek pandemia”, u shpreh Hergis Jica, drejtor i njësisë kundër krimeve kibernetike në policinë e shtetit.

Studimi më i fundit i OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ka identifikuar një treg rreth 300 faqe Web të ciklat reklamojnë shërbimeve seksuale në Shqipëri dhe trafikimin. Gjatë një tryeze të përbashkët mes institucioneve vëmendje ju kushtua dhe përmirësimit të legjislacionit për faqet online.

Analiza e fundit e OSBE-së në këtë drejtim tregon se si teknologjia krijon "mundesi të reja biznesi ndërsa mundëson ofrimin e llojeve të reja të "shërbimeve, të tilla si transmetimi i drejtpërdrejtë i shfrytëzimit seksual, përfshirë edhe abuzimin seksual të fëmijëve, për një audiencë botërore.

Teknologjia ka bërë të mundur që trafikantët të veprojnë përtej kufijve, duke vështirësuar punën e organeve ligj zbatuese dhe atyre të drejtësisë penale për identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit të mundësuar nga teknologjia.

Duke patur parasysh se teknologjia ka nje ndikim të rëndësishëm në krimin e trafikimit dhe ajo paraqet sfida dhe mundësi, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm dhe Koordinatorit të OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, organizon këtë tryezë diskutimi me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të eksploruar se si t'i përgjigjemi

më mirë keqpërdorimit të teknologjisë nga trafikantët në Shqipëri, nëpërmjet miratimit të masave legjislative dhe operacionale.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet legjislacionit dhe çfarë mund të përmirësohet për të vendosur masa për të siguruar që platformat online të mos lehtësojnë aktivitetet e paligjshme qe lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, raportimin efektiv dhe mekanizmat e moderimit të përmbajtjes për platformat online dhe sociale, reklamimi në media i përmbajtjeve të dëmshme dhe të paligjshme me rreziqe të trafikimit të trafikut dhe masat për të siguruar shkëmbim të shpejtë të të dhënave ndërmjet organeve ligj zbatuese dhe kompanive të teknologjisë në rastet që lidhen me trafikimin e lehtësuar nga teknologjia.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?