Teknologjia në zgjedhjet e 2021, Celibashi: Nuk ka ende një faturë

26 Tetor 2020, 20:23| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 20:29

  • Share

Sfida kryesore e KQZ së re, të riformatuar sipas dakordësisë së palëve është implementimi i teknologjisë në zgjedhje, por sipas kryekomisionierit Ilirian Celibashi ende nuk ka një shifër sesa mund të kushtojë ky projekt

“Është qeveria ajo e cila ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur. Akoma nuk kemi një vlerësim, pasi ky vlerësim do të vijë pasi të kemi përcaktuar cilat parime, qoftë ato organizative, qofte teknike, do përcaktojnë implementimin e teknologjise”, shprehet Celibashi.

Mbështetje ka ofruar edhe Bashkimi Evropian. Sipas Celibashit ambasadori i BE Luigi Soreca ka thënë se BE është gati të ofrojë ekspertizën e saj për teknologjisë në zgjedhje.

“Ne kemi pasur një takim me ambasadorin Soreca, i cili na garantoi mbështetjen e ekspertizës së BE për implementimin e teknologjisë”, thotë Celibashi.

Por a mund të imponojë pandemia  forma të votimit online?

“Kjo ngelet për tu parë, është çështje delikate dhe kërkon vlerësim të të gjitha rasteve që do na imponojnë votim në këtë formë”, shpreht kreu i KQZ-së së re.

Ilirian Celibashi ishte i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit Rregullator, i cili miratoi rregullat e punës me të cilat do të vijojë të funksionojë një nga tre hallkat e institucionit  që administron zgjedhjet.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gramshi: 27/10/2020 11:10

    Ky e njeh mire teknologjine e gruas .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?