Teknologu i protezave kthen shpresën tek të sëmurët! Juxhin Mitrollari, i riu me profesion të rrallë në Fier

13 Janar, 16:31| Përditesimi: 13 Janar, 16:41

  • Share

Juxhin Mitrollari është ndër të rrallët teknolog-ortoped në vendin tonë. 38-vjecari me origjinë nga Korça dhe me banim në Fier, prej 14 vitesh prodhon në mënyrë artizanale proteza, orteza dhe korse për pacientët që kanë dëmtime të gjymtyrëve.

“Ajo që ne ofrojmë janë proteza të ekstremiteteve të poshtme dhe të sipërme. Proteza për këmbët dhe për krahët. Puna është e personalizuar. Merren masa të veçanta për gjithsecilin dhe prodhohet produkti. Kërkesa ka shume, nuk vijnë vetëm nga Fieri, por nga të gjitha rrethet sepse në gjithë Shqipërinë jemi 3 teknolog. Në rajonin e Jugut jam vetëm unë”u shpreh i riu.

Me punën e tij të rrallë e të veçantë u ka ardhur në ndihmë dhe ka kthyer shpresën tek dhjetëra qytetarë që kanë mungesë apo dëmtime të rënda të duarve e këmbëve.

“Puna që po bëj tani është për një zonjë nga Saranda. Është një pjesë për amputimin e shputës së këmbës. Përdorim karbon për foletë. Për protezat e krahëve, përdorim dhe silikon të cilësisë së lartë”- tha Juxhini.

Tekniku i protezave thotë se kërkesat për të punuar jashtë shtetit i ka pasur të shumta por ka zgjedhur që profesionit ta ushtrojë në Shqipëri.

“Unë jam specializuar në Gjermani. Më është ofruar të punoj dhe atje, por kam zgjedhur që të kthehem në Shqipëri dhe ti shërbej vendit tim”, tregoi ai.

Juxhin Mitrollari ka kryer studimet e larta tek Fakulteti i Infermierisë në Tiranë për degën ‘Teknolog-Ortoped’ në vitet 2006 – 2009 e më pas disa specializime ne Gjermani.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?