Politikë

VIDEO/ Teksa fliste për fitoren e PD më 11 maj, Berisha ‘ngec’ sërish në Valencia, harron emrin e Partisë Demokristiane në PPE

30 Prill, 15:09| Përditesimi: 30 Prill, 15:41

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa ishte duke folur nga Valencia e Spanjës ku po mbahet samiti i Partive Popullore Europiane, ka pasur edhe “demencën politike” të radhës.

Në diskursin e tij elektoral dhe diplomatik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke denoncuar ‘bëmat’ e kryeministrit Edi Rama para miqve të tij të partive të djathta, teksa fliste edhe për një rezolutë të katërt për Shqipërinë nga PPE-të, kreu i selisë blu lakoi fitoren e PD-së.

Duke nënvizuar se fitorja e demokratëve më 11 maj do ishte e 75-ta pas 74 fitoreve të partive të djathta në botë, Berisha nuk po kujtonte dot emrin e partisë më të rëndësishme dhe tradicionale europiane, Demokristianëve.

“Fitorja e 75 do jetë e PD-së, e cila mezi pritet, nga partnerët tanë në Partitë Popullore.... partitë europiane...në Unionin Demokratik ndërkombëtar dhe në Qendrën Demokratike... në Qendrën Ndërkombëtare.... (pauzë e gjatë) Demo... Demokristiane...”, tha Berisha. 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali Gerdeci: 30/04/2025 16:54

    SE TI BJER DIELLI TOKES TI NUK MERR PUSHTET JE DJALL VAMPIR DHE IK NE SHPI KAQ

    Përgjigju
  • Qytetari: 30/04/2025 15:54

    Ka mbaruar i shkreti ....... duket qe nuk ka i ka dhene dot doren,asnje lideri te djathte,aktualisht ne pushtet,sepse do ishte "inonduar" shtypi me foto ....

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 30/04/2025 17:22

      Tu fik llampa more kriminel , Ne BE nuk te ecin genjeshtrat , se è dine mire se kush je .Nuk po te mbajne me baterite o sale me duket se po te vjen fundi nga Zoti .Shko meri doren trapit , se per popullin shqiptar ti je I mbaruar , si busti i Enverit do te te terheqim zvare .

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?