Teksa po flitet se Greqia ka shprehur një qëndrim pozitiv sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me zv. ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer.
Këtë takim e ka bërë me dije, ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Nikos Denidia përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, nga ku ka shprehur se BE dhe SHBA kanë koordinim shumë të ngushtë sa i përket sfidave në rajon, me në fokus perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Sot zhvillova një takim me Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Mattheë Palmer në Forumin e sotëm të mbajtur në Dubrovnik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë koordinim të ngushtë për të adresuar sfidat në rajon, me në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor”, shkruan Denidias.
Pavarësisht se Greqia bën pjesë në ato vende me mendim të palëkundur sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, ministri i jashtëm grek u shpreh se nuk sheh asgjë të paligjshme në të dhe se nuk është shpallur e tillë me ndonjë metodë të dhunshme.
Dendias, që së fundmi ka vizituar dy herë Prishtinën, tregon se Greqia nuk ka qëndrim negativ mbi shtetësinë e Kosovës.
Këtë ai e ka zbuluar gjatë një interviste, dhënë për një media të vendit kur u pyet se a janë vizitat e tij në Prishtinë dhe zgjerimi i zyrës ndërlidhëse, shenja se Greqia do ta njohë Kosovën.
“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane është kyç, pasi që stabilitetin në këtë rajon ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë tonë. Ne nuk duam një “vrimë të zezë” në kufijtë tanë veriorë. Edhe pse qëndrimi ynë për ‘status quo’-n Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë qëndrim konstruktiv dhe përkrahim dialogun Beograd- Prishtinë”, ka thënë Dendias.