Bota

Teksas/ Lumi del nga shtrati dhe përmbyt disa kampe verore, bilanci thellohet në 27 të vdekur, 9 janë fëmijë! 20 vajza të zhdukura (VIDEO+FOTO)

5 Korrik, 07:20| Përditesimi: 5 Korrik, 18:24

  • Share

Të paktën 27 të vdekur të konfirmuar dhe 20 të zhdukur është bilanci i një përmbytjeje të papritur që përfshiu disa kampe verore dhe skautësh në Teksas.

Tragjedia është shkaktuar nga dalja e menjëhershme nga shtrati e lumit Guadalupe, i cili u rrit me mbi 6 metra brenda një ore, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Bilanci u thellua orët e fundit, kur u raportuan edhe 3 viktima të tjera. 9 nga viktimat janë fëmijë, kurse 20 të zhdukurit janë vajza që ndiqnin "Camp Mystic", raporton "The Indipendent".

Zyrtarët shtetërorë bënë të ditur se shirat e rrëmbyeshëm gjatë natës shkaktuan përmbytje katastrofike në zonën qendrore të Teksasit. Gjykatësi i qarkut Kerr, Rob Kelly, deklaroi se një numër i pacaktuar fëmijësh rezultojnë të zhdukur nga kampet verore përgjatë lumit Guadalupe. Kelly konfirmoi se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, por nuk janë ende të disponueshme të dhëna për identitetin, moshën apo gjininë e tyre.

“Për shumicën nuk dimë kush janë”, tha ai gjatë një konference për shtyp. “Njëri prej tyre ishte plotësisht i zhveshur, nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete.” Një grup pjesëmarrësish në një kamp veror rezulton i bllokuar në një zonë që aktualisht është e paarritshme.

“Nuk e dinte askush që do të ndodhte një përmbytje e tillë,” shtoi Kelly, duke iu përgjigjur kritikave për mungesën e masave parandaluese. “Ne kemi përmbytje vazhdimisht. Kjo është lugina më e rrezikshme lumore në Shtetet e Bashkuara.” Megjithatë, shërbimet meteorologjike të Austinit dhe San Antonios kishin paralajmëruar për përkeqësimin e motit.

Dy drejtuese të Camp Mystic (një nga kampet e organizuara me rastin e festimeve të 4 Korrikut), Britt dhe Catie Eastland, dhanë alarmin, duke deklaruar se disa fëmijë nuk janë gjetur dhe se disa kabina janë përmbytur dhe ndoshta janë marrë nga uji. Ato thanë gjithashtu se rrugët janë të përmbytura dhe se nevojitet me urgjencë ndihmë ajrore.

“Gjithçka ndodhi gjatë natës, ndërsa njerëzit flinin në shtrat”, deklaroi Joe Herring, kryebashkiaku i Kerrville, një qytet me rreth 25.000 banorë, rreth 100 kilometra nga San Antonio.

Parashikimet e motit tregojnë se edhe në orët në vijim priten reshje të dendura shiu.

K.M/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 05/07/2025 07:43

    Trapi, drill baby drill,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?