Autori i masakrës në shkollën fillore “Robb” në Teksas,18-vjeçari Salvador Ramos, 3 ditë para se të kryente sulmin postoi në llogarinë e tij në “Instagram” foton e dy pushkëve të stilit AR15. Fotografia u postua si një “Story” me emrin e përdoruesit "salv8dor_".
Shumë shokë të klasës konfirmuan se llogaria i përkiste të armatosurit të dyshuar Salvador Ramos, i cili u qëllua për vdekje nga oficerët që iu përgjigjën të shtënave në shkollë.
Lajmi kryesor:
Teksas/ 21 të vdekur! Bilanci i ri tragjik nga sulmi me armë në shkollën fillore, 18-vjeçari qëlloi gjyshen e tij para se të vriste fëmijët
S.C/ReportTv.al