Këtë vit të ri shkollor nxënësit në arsimit bazë dhe atë të mesëm do të përfitojnë libra falas.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri ditën e sotme kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku bënë me dije se janë rreth 238 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse.
“Mirëmëngjes, dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Komento