Sociale

Në shtator, gati teksti për nivelin e tretë të gjuhës shqipe në diasporë

18 Mars, 12:29| Përditesimi: 18 Mars, 16:28

  • Share

Nxënësit shqiptarë në diasporë do të kenë së shpejti në duar edhe nivelin e tretë të gjuhës dhe kulturës shqiptare III që i përket grup moshës së klasave 6-9.

Urdhri për miratimin e nivelit të tretë të gjuhës amtare u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe homologia e Kosovës Arbërie Nagavci.

“Për ne ky është një tjetër hap drejt mësimit të standardizuar të gjuhës shqipe përmes këtyre teksteve, të cilat janë të unifikuara, të standardizuara.  Jam e kënaqur gjithashtu që këto tekste do të jenë në duart e fëmijëve dhe të mësuesve duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, gjithashtu duke pasur në dorë edhe abetaren dhe tekstin për Nivelin I, II dhe III që ne sapo firmosëm së bashku.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

“Gjatë këtyre katër viteve të fundit, bashkëpunimi në fushën e arsimit me Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit, këtu me ministren Manastirliu, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe tashmë kemi shumë rezultate në këtë drejtim, pasi finalizimi i abetares së përbashkët, tekst me të cilin mësojnë të gjithë vogëlushët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe disa komuna të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë edhe fëmijët atje në mërgatë, tashmë finalizuam edhe tekstin e III “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, tekste me të cilat do të mësojnë të gjithë fëmijët tanë në mërgatë, duke kompletuar kështu të gjitha nivelet e kurrikulës për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.”, tha Nagavci.

 

Një tjetër ngjarje me rëndësi është Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, e cila përfshin nxënësit e klasave të nënta të Shqipërisë dhe Kosovës që do të mbahet më 10 prill.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?