Bota

Tel Aviv/ Protestë kundër Netanyahu, kërkohet fundi i luftës! Izraeli bombardoi 100 objektiva! Rinisin diskutimet në Doha

5 Janar, 13:06| Përditesimi: 5 Janar, 13:20

  • Share

Mijëra protestues mbushën rrugët e Tel Avivit të shtunën në mbrëmje për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër Beniamin Netanyahut dhe mënyrës sesi ai po menaxhon luftën në Gaza.

Protestuesit kërkuan fundin e luftës në Gaza dhe një armëpushim që do të sillte në shtëpi pengjet ende të mbajtura nga Hamasi. Izraelitët u përleshën me forcat e policisë, të cilët u përpoqën të shpërndanin turmat nga një rrugë kryesore e Tel Avivit.

Izraeli filloi sulmin e tij në Gaza në përgjigje të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin militantët sulmuan komunitetet kufitare nga Gaza, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke kapur rreth 250 pengje, sipas të dhënave izraelite. Lufta vijon ende ku sipas shifrave të ministrisë së shëndetësisë palestineze, ushtria e izraelit ka vrarë mbi 45 mijë persona nga të cilët 12 mijë  kanë qenë fëmijë. Këtë të shtunë sulme të tjera u ndërmorën nga IDF.

88 persona u vranë vetëm në 24 orët midis të shtunës dhe të dielës, pasi ushtria e Netanyahut  sulmoi 100 objektiva në Gaza. Diskutimet kanë rifilluar në Doha të Katarit me ekipet negociatore të cilat po përpiqen për arritjen e një armëpushimi dhe lirimi të pengjeve, proces I cili deri më tani ka dështuar.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?