Kylian Mbappe

Sport

Telashe për Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, Kylian Mbappe shtrohet në spital

20 Qershor, 15:49| Përditesimi: 20 Qershor, 15:50

  • Share

SHBA - Pasi mungoi në ndeshjen e parë kundër Al-Hilal (1-1), Kylian Mbappé rrezikon të humbasë edhe ndeshjen e dytë të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër Pachucas.

Sulmuesi francez u shtruar në spital pas një rasti akut të gastroenteritit, duke shtuar ankthin për skuadrën e Xabi Alonsos në fillimin e Kupës së Botës për Klube. Mbappe i cili mungoi në ndeshjen hapëse ndaj Al Hilal (1-1) për shkak të etheve të forta, kaloi disa orë nën mbikëqyrje mjekësore në një spital në Miami dhe më pas u kthye në hotel i izoluar.

Gastroenteriti, i njohur si “gripi i stomakut”, shoqërohet zakonisht me të vjella, diarre dhe dobësi të përgjithshme, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në pjesën tjetër të turneut.

Trajneri Xabi Alonso konfirmoi se Mbappé ka qenë në “gjendje të keqe” dhe nuk ka mundur të stërvitet prej ditësh. Me Realin që përgatitet të përballet me Pachucan të dielën në Charlotte, prezenca e yllit të ekipit francez mbetet e paqartë, ndërsa stafi mjekësor po kryen një sërë analizash për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të trajtimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?