Vin Diesel

Telashe për Vin Diesel, ylli i ‘Fast & Furious’ akuzohet për sulm seksual nga ish-asistentja e tij

22 Dhjetor 2023, 08:15| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 08:18

  • Share

Ish-asistentja e aktorit Vin Diesel ngriti një padi sot në Los Anxhelos duke pretenduar se ylli i Fast & Furious, emri i vërtetë i të cilit 1%shtë, Mark Sinclair, e ka sulmuar seksualisht ndërsa ajo punonte për të në vjeshtën e vitit 2010, gjatë xhirimeve të “Fast Five”.

Avokati i Diesel, Bryan Freedman tha se kjo është hera e parë që klienti i tij e dëgjon një akuzë të tillë dhe e mohon pretendimin e asistentes që ishte e punësuar vetëm për 9 ditë.

“Më lejoni të jem shumë i qartë, Vin Diesel e mohon kategorikisht këtë pretendim në tërësinë e tij. Kjo është hera e parë që ai ka dëgjuar ndonjëherë për këtë pretendim më shumë se 13-vjeçar të bërë nga një punonjëse gjoja 9-ditor. Ka prova të qarta që hedhin poshtë plotësisht këto pretendime të çuditshme.”- tha avokati i aktorit të njohur.

Asta Jonasson pretendon në padi se aktori e lidhi në një mur ndërsa ai kryente një akt seksual me veten e tij.

Ajo pretendon se kompania e tij e pushoi disa orë pas ngjarjes. Padia e Jonasson, e cila u ngrit në Los Anxhelos të enjten dhe pretendon se sulmi seksual ndodhi në hotelin St Regis të Atlantës gjatë xhirimeve të Fast Five.

Në padi deklaron se bërtiti dhe vrapoi drejt banjës në suitën e tij të hotelit, ylli i filmit e mbështeti në mur me trupin e tij dhe kreu një akt seksual mbi veten e tij.

Vetëm orë pas incidentit, në padi thuhet se ajo u kontaktua nga motra e aktorit Samantha Vincent – ​​e cila drejton kompaninë e tij të prodhimit One Race Films – dhe u pushua nga puna.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?