Foto nga vendi ku ra teleferiku

Bota

Shkëputet dhe përplaset në tokë teleferiku në Itali, 14 persona humbin jetën, mes tyre dy fëmijë, 2 dhe 9 vjeç, një tjetër në gjendje të rëndë

23 Maj 2021, 20:58| Përditesimi: 23 Maj 2021, 21:07

  • Share

ITALI- Një tragjedi ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Itali, ku një teleferik me 15 persona, është shkëputur dhe përplasur në tokë, duke lënë të vdekur 14 persona, mes tyre edhe dy fëmijë 2 dhe 9 vjeç, ndërkohë që një tjetër është në gjendje të rëndë në spital.

Aksidenti ndodhi në qytetin turistik Stresa në brigjet e liqenit Maggiore në rajonin e Piemonte. Teleferiku Stresa-Mottarone merr turistë dhe vendas, në liqenin Maggiore, pothuajse 1,400 metra mbi nivelin e detit, deri në majën e malit Mottarone për 20 minuta.

Sipas mediave italiane, fillimisht 2 fëmijë, 5 dhe 9 vjeç, ishin të vetmit që i mbijetuan aksidentit tragjik, por fatkeqësisht djali 9-vjeçar humbi jetën në spital.

Ende nuk janë zbardhur arsyet e ngjarjes që i mori jetën e 14 personave.

Teleferiku u rihap sërish në dispozicion të qytetarëve më 24 prill, pas lehtësimit të masave anti-COVID në Itali. Ndërsa në vitin 2016, një shumë prej 4 milionë e 400 mijë eurosh janë investuar për kontrollin, rregullimin dhe riparimin e teleferikëve.

 

J.GJ./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?