48 orët e fundit të çiftit shqiptar, tanimë janë fusha ku po përqendrohen hetimet e policisë, për të zbuluar se kush qëndron pas krimit makabër.
Pasditen e fundit Teuta do të fliste me motrën e saj në telefon ku shprehej e lumtur për daljen e djalit nga burgu.
"Do të bëj një tiramisu për Taulantin", kjo është fjalia e fundit që ajo i tha së motrës.
Një gjest i vogël për të mirëpritur të birin i cili kishte pasur një jetë të trazuar dhe do të lirohej nga Sollicciano më 2 nëntor. Në fund të tetorit të atij viti njëri nga nipat me të cilin ata ishin shumë të lidhur, hapi dyert e shtëpisë për Shpëtimin dhe Teutën. Pikërisht atje vajza e tyre Vitore së bashku me anëtarët e tjerë të familjes do të shkonin për t'i takuar në 31 tetor. Bashkëshortët Pasho u larguan nga shtëpia e nipit të tyre për të lëvizur diku tjetër ndoshta pranë vajzës së tyre Vitores, ashtu siç theksohej në padinë e parë, pastaj të modifikuar në ankesën e fundit.
Sipas hetuesve nuk dihet se ku kanë shkuar, por theksohet se ata nuk qëndronin kurrë për të fjetur në shtëpinë e Taulantit.
Ata kishin planifikuar të prisnin me të dashurën djalin para burgut në Sollicciano në mëngjesin e 2 nëntorit. Sidoqoftë atë ditë, vajza do të gjendej vetëm para portës për të përqafuar të dashurin e saj.
"Në 11 të atij mëngjesi isha vetëm unë që e prisja - kujton gruaja e re - Ne drekuam së bashku në shtëpi dhe pastaj ai doli, por unë nuk e di se çfarë bëri. Unë jam gati të përsëris gjithçka para hetuesve ”dhe shton se tashmë e ka informuar avokatin e saj Federico Febbo.
Ndërkohë janë në pritje rezultatet e kriminalistikës nga shenjat e marra në pëlhura, batanije në të cilat ishin mbështjellë mbetjet e kufomave.
Lajmi kryesor:
Detaje të rënda nga masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Shpëtim Pasho u vra me thikë në gjumë, Teuta u dhunua deri në vdekje! Ishin të veshur me pizhame
//ReportTv.al