Arjan Ndoja, Vangjush Dako, Redian Krali, Gëzim Veleshnja, dhe Mimoza Margjeka

Telefonatat e Arjan Ndojës me Vangjush Dakon, Redian Kralin e Kavajës, avokatin e Metës (Veleshnja), avokati Skënder Demiri dhe burrin e gjyqtares Margjeka

1 Korrik 2022, 16:06| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 19:51

  • Share

Mes arsyeve të Komisionit të Vetingut për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, referohet edhe komunikimet e prokurorit me politikanë lokalë, njerëz të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, që nuk justifikohen për shkak të ushtrimit të funksionit të një magjistrati.

Në vendimin e shkarkimit, mes të tjerave thuhet se komunikimet e prokurorit Ndoja me këto personazhe janë jo në përputhje me rolin, funksionet, detyrat dhe figurën e një prokurorit, si kanë ndikim negativ në vlerësimin e etikës.

Komunikimet e prokurorit Ndoja me politikanët janë zbuluar nga vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jakobs. Anëtari i ONM-së që monitoron Vetingut i është referuar dosjes së SPAK-ut mbi atentatin mafioz në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili po udhëtonte Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’.

Në makinën e prokurorit ishin çuditërisht dosjet e korrupsionit me pronat publike të grabitura në Ishëm dhe te Gjiri i Lalzit, të cilat ishin vjedhur nga Prokuroria e Durrësit në maj të vitit 2018. Në media u raportua se në makinën e prokurorit u gjet edhe dosja e ish gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomit, i vrarë në një atentat me tritol.

Theo Jakobs, i cili shigjetoi prokurorin Ndoja gjatë seancës dëgjimore të prezantimit të gjetjeve të hetimit gati dyvjeçar, ka zbuluar edhe komunikimet e papërshtatshme të prokurorit të Durrësit.

Po kush janë politikanët dhe personazhet e tjerë, me të cilët komunikonte prokurori Arjan Ndoja, i shkarkuar kryesisht për lidhje të shumëfishta me njerëz të dyshuar si pjesë e krimit të organizuar, konflikt interesi, cenim etike etj?

Arjan Ndoja ka pasur telefonata të shpeshta me ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, gjatë periudhës tetor 2018 deri në tetor 2019, pra edhe pasi Dako u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nisur nga kërkimet Theo Jakobs, Shqiptarja.com ka zbulon më tej se Arjan Ndoja ka pasur telefonata të shpeshta edhe me kryetarin e bashkisë së Kavajës, Redian Krali, pas zgjedhjes në këtë në qershor të vitit 2019. Gjergj Krali, babai i Redit, është djali i tezes së Fatos Nanos. Bashkia e Kavajës u kritikua disa ditë më parë nga kryeministri Rama për si një nga bashkitë me situatën më dramatike financiare.

Në periudhën shtator-tetor 2019, prokurori Ndoja ka pasur telefona edhe me avokatin Gëzim Veleshnja, i njohur si avokati i Ilir Metën në procesin e famshëm të video-skandalit të publikuar nga Dritan Prifti.

Në periudhën tetor 2018 deri nëntor 2019, prokurori Arjan Ndoja ka pasur telefonata me Arben Carën, i cili është bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, që të dy nën akuzë nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Në shtator të vitit 2019, prokurori Arjan Ndoja ka pasur komunikim në telefon avokatin, Skënder Demiri. Demiri, Arben Cara dhe gjyqtarja Margjeka janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion. Ka dyshime të forta se prokurori Ndoja mund të jenë përfshirë në pazare me avokatin Skënder Demiri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lulush Bilbilushi: 02/07/2022 11:55

    Pa tentuar aspak te bej te pafajshem nje fajtor ,bashkepuntor te krimit,por nje prokuror ne deryre bisedon per probleme pune edhe me gjyqtarin,prokurorin,kryetarit e bashkise shtetin e policise...etj.Kjo nuk do te thote se eshte bashkepuntor me krimin.Se dyti,kriter ndershmerie nuk eshte shpallja Non grata ne Antartide,shba,Kine,rusi,etj.Kriter ndershmerine eshte akuza ligjore,vendimi i nje gjukate.Akuza ndaj HAshim thacit,ka me te rende?per pa vendim gjukate arestim i i tij eshte nuk the ai do demshperblehet per cdo ore hequr lirie.Saliun e keni ne saliun e parlamentit,pretendon krye e PD.Ka ligj qe e privo nga keto te drejta se u shpall Non grata ne amerike?Keshtu edhe vangjushi.Juristet europiane qe monitorojne ,per mua, jane teresisht te paafte.

    Përgjigju
    • Mecollari Renald: 05/07/2022 15:13

      Ju gjeten ne makin dosje qe ishin vjedhur nga prokuroria sa I afte duhet te jesh qe ta kuptosh qe eshte plere

  • Çami: 01/07/2022 20:58

    Shkruani per Skender Daminin ai rri shijon pronat me korrupsion ne sarande, 25 apart hotele ka. Vetingu leshit

    Përgjigju
    • A. N.: 02/07/2022 07:12

      Enderro vetingun ti.

  • Takmaku: 01/07/2022 20:09

    Un per vedi thom ma mir me kta dhe fukara sesa pa kta dhe i pasun!

    Përgjigju
  • Anonim: 01/07/2022 19:24

    KETA DUHET TE HETOHEN TE GJITH , KOKAT E MEDHAJA ,SSLI VICIDOLI, ILIR FLORIRI , DHE KY I FUNDIT ISMAIL QEMALI, KETA KAN KOKA E KRIMIT KU I PARI ESHT SALI GERDECI OSE SALI 97, Ilir floriri ose ilir hajduti dhe vrasesi, edhe lul kok ngjymi nuk esht pa gje, pastaj ky i fundit ismail qemali, Por gjithmon me saliun te filloj me vradjen e remzi hoxhes te pakten te tregoi ku ja coi trupin qe te ket familja nje varr ku ti coj lule.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 01/07/2022 18:36

    Ky vezhguzi Jakobs esht bo si Nastradini ne vakti

    Përgjigju
  • ben: 01/07/2022 16:59

    hahahahaha po pse nuk verifikoni edhe teleonatate e rames, apo ai nukeshte subjelt

    Përgjigju
    • Emir Emir: 01/07/2022 17:44

      E dhe vet pergjigjen, nuk eshte subjekt, vuaj tani bashke me Saliun

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?