'Telefonatat janë rritur me 400-600 thirrje në dy javët e fundit', Brataj: Pikun nuk e kemi arritur ende

17 Korrik 2020, 15:23| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 15:55

  • Share

Kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për 'Report Tv' thotë se numri i thirrjeve në dy javët e fundit është shtuar ndjeshëm. Brataj deklaron se është rritur me 400-600 thirrje në ditë, për shkak të lirimit të masave, që kanë sjellë shtim të rasteve.

"Në këtë moment numri i thirrjeve në 127 është shtuar në 400-600 thirrje në krahasim me dy javë më parë. Kuptohet se lirimi i masave do t'i sillte këto pasoja. Kjo rritje pritej në mënyrë fiziologjike. Duhen respektuar edhe masat pasi në këtë mënyrë shtohen të infektuarit. Jemi në 2400-2500 thirrje në ditë. Krahasuar me 15 ditë më parë është shtuar pra numri me 400-600 thirrje në ditë,"-tha Brataj.

I pyetur nëse kemi arritur pikun e infektimeve në Shqipëri kreu i urgjencës kombëtare deklaron:

"Mendoj se nuk kemi arritur akoma në pikun e pandemisë sepse nuk janë liruar akoma masat. e fundit është transporti publik dhe pas dy javësh mund të kemi pasojat. Piku varet nga lirimi i masave. Do të duket pas dy javësh pasojat, por mendoj se do të jetë një rritje e lehtë. Duke parë që trasnporti publik, nevoja shumë madhe, është burim infeksioni."

Të rinjtë së fundmi nuk duken më si kategoria më e mbrojtur dhe këtë e tregoi fatkeqësisht vdekja e një 21-vjeçarje dy ditë më parë. I pyetur për këtë fenomen të ri, për shtimin e rasteve tek të rinjtë, Brataj deklaron:

"Nuk është se zgjedh virusi, e zgjedhim ne virusin. Moshat e reja i respektojnë më shumë masat. Frika ime është se pas infeksionit të të rinjve mos të infektohen familjarët. Ai ishte një rast individual, që kishte tre sëmundje së bashku. S'mund ti referohemi atij rasti. Kur ka sëmundje të tjera nuk varet më nga mosha."

Brataj më tej kishte edhe një mesazh për moshat e reja: "Shko kur të duash, por mjafto të respektosh rregullat. Moshat e reja edhe po u prekën nuk kanë pasoja, por kanë të tjerët, familjarët. Në qoftëse shkojmmë në plazh 5 persona nga 5 familje të ndryshme që këtu është bërë dëmi. Mos mbajtja e maskave është vatër infeksioni. Rritet përqindja për t'u infektuar. Një problem janë autobusat turistikë."

Në fund kreu i urgjencës kombëtare tha se nuk duhet të kemi edhe aq frikë për jetën pasi koronavirusi është një infeksion që ka një përqindje të lartë shërimi.

 

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vuuuu: 18/07/2020 07:18

    Po ky,dhe Virolog doli!! C'na gjeti me keta! Ik o Brati. E la Piperua,u fut ky tani.

    Përgjigju
  • Brataj: 17/07/2020 22:17

    Te ... ne goje o brataj o hajdut

    Përgjigju
  • Genta: 17/07/2020 21:19

    Ore ky Brataj me se u sherua? Boh... Apo ce deshe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?