Kronikë

VIDEO/ Alarm fals për bombë te hotel Plaza në Tiranë, evakuohen klientët e stafi! Dyshime se 'rrengu' u ngrit nga një lojtar që humbi në kazino

30 Maj, 20:02| Përditesimi: 30 Maj, 23:32

  • Share

TIRANË- Një telefonatë anonime mbërriti pasditen e së premtes, 30 maj, në Hotel Plaza në Tiranë, ku një person i panjohur ka pretenduar se në parkimin e këtij hoteli është vendosur një bombë. Recepsionistja ka njoftuar menjëherë Policinë e Tiranës, e cila ka rrethuar zonën dhe ka evakuuar të gjithë stafin dhe klientët nga godina.

Forcat xheniere ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe në të gjithë godinën e hotelit luksoz u kryen kontrolle për gjetjen e bombës, por pas verifikimeve rezultoi se alarmi ishte fals. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet edhe momenti kur evakuohen qytetarët, ndërsa një prej tyre u filmua në ambientet e jashtme me rrobdeshamber.

Sipas burimeve të Report Tv, policia përfundoi kontrollet në ambientet e parkimit, ku fillimisht u dyshua për vendosjen e bombës. Kontrollet vijuan edhe në ambientet e kazinosë, por nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Hotel Plaza është një ndër më luksozët me 5 yje, i vendosur në zemër të kryeqytetit. Policia dyshon se telefonata mund të jetë bërë për të krijuar panik, ndoshta nga ndonjë lojtar që ka humbur në kazino. Alarmi ka shkaktuar panik te klientët, të cilët u evakuuan menjëherë nga godina. Të gjitha rrugët që të çonin drejt hotelit ishin të bllokuara përkohësisht nga forcat e policisë.

Gjatë verifikimeve nga forcat xheniere nuk u konstatua asgjë e jashtëligjshme, duke e cilësuar alarm fals.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.

Ora 20:54
VIDEOLAJM/ Klienti nxirret jashtë me nxitim pas alarmit për bombë të Plaza, filmohet me rrobdeshamber

 

Një alarm për bombë është njoftuar në parkingun e hotel ‘Plaza’. Policia ka evakuuar godinën, ku ka nxjerrë jashtë klientët dhe personelin.

Siç shihet edhe nga fotot, klientët kanë dalë të panikosur nga alarmi i menjëhershëm, sa nuk kanë arritur as të vishen. Një nga klientët duket me rrobdeshamber jashtë ambienteve.

Ora 20:43
Alarmi për bombë në parkingun e hotel 'Plaza', policia: Janë evakuuar stafi dhe klientët, vijojnë kontrollet

Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në parkingun e një hotel 'Plaza' në qendër të Tiranës.  Sipas informacioneve zyrtare në ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Bëhet me dije përsonat në hotel janë evakuuar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit. Në vijim pritet të zbardhen detaje të reja. 

Njoftimi i policisë 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 30/05/2025 20:35

    Testime të policisë para neshjes me Serbin.

    Përgjigju
    • Peqin Dozhala: 30/05/2025 23:32

      Cka bree? Shkjau ka me hup

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?