Telekom Albania tashmë është One Telecommunications! Drejtuesit e kompanisë zyrtarizojnë emrin e ri: Synimi ynë të jemi të parët e më të mirët

11 Shtator 2020, 16:38| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 16:54

  • Share

TIRANË- One Telecommunications, ky është emri i ri që do te zëvendësojë Telekom Albania, kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë, ndryshim që u bë i ditur gjatë evenimentit të organizuar.

Ky transformim, nuk do të konsistojë vetëm në ndryshimin e markës, por edhe në përmirësimin e të gjithë përvojës së klientit, cilësisë së rrjetit, konceptimit te planeve tarifore, produkteve dhe çdo shërbimi tjetër që ofron One Telecommunications.

Duke nisur nga data 11 shtator abonentët do te gjejnë dyqane te rimodeluara, oferta me te mira, me shumë mundësi zgjedhje për telefona të cilët do të mund t’i paguajnë përmes planeve tarifore si edhe produkteve të tjera shumë të favorshme.

Për drejtorin ekzekutiv të One Telecommunications Emil Georgakiev, jo vetëm marka e re por edhe ofertat, shërbimet, cilësia, transparenca dhe shpejtësia në komunikim dhe shkarkime janë prioritet i tyre.

“Për ne ‘NJË’ është simbol që të jemi të parë që sjellim shumë gjëra të reja në treg. Ne do të jemi transparent, e të ndershëm me klientët tanë. Ne premtojmë një rrjet të ri me mbulim 7 herë më të madhe në ambientet e brendshme. Kemi 92 milionë euro investime të cilat po ndodhin aktualisht, të cilat janë vënë në dispozicion të ndryshimit të rrjetit dhe të sistemeve tona të informacionit dhe teknologjisë. Ja kemi dalë që sot të arrijmë rrjetin më të lartë të shpejtësisë në rrjetin e telefonisë celulare që është 1.25 gbps në sekondë. Ne jemi NJË dhe do ta përmirësojmë shërbimin për ju!”, shprehet Emil Georgakiev.

Të njëjtin optimizëm e shpreh edhe aksionari më i madh i kompanisë Elvin Guri, i cili shprehu ambicien për të qenë më të mirët në treg.

“Është kompania e parë e telekomunikacionit në Shqipëri e para që futi teknologjinë EDGE, teknologjinë 4G, 4G+ e para që futi Voltën në Shqipëri. Duam të vazhdojmë të jemi numri një në treg, jo domosdoshmërish më të mëdhenjtë por më të mirët”, deklaron Elvin Guri.

E pranishme gjatë zyrtarizmit të emrit të ri ishte edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. “Duhen marrë masat për të ardhmen dhe ju keni mundësi që të kontribuoni jo vetëm si një biznes serioz por edhe si një kontributor social. Jam shumë e bindur që ju do ja dilni”, u shpreh Balluku.

Por surprizat nuk mbaruan këtu. Ekspertët e kompanisë One Telecommunications kanë kapur për herë të parë në Shqipëri 1.2 Gbps në një test shpejtësie. Ky rezultat është arritur gjatë një testi shpejtësie me një celular Samsung Galaxy Note 9.

One Telecommunications është operatori i parë celular në vend, dhe pas 24 vitesh evolucion hyn tashmë në një etapë të re, me objektivin kryesor që të jetë zgjidhja e parë e çdo qytetari.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 11/09/2020 20:17

    O popull,mos rrini te pergjumur por uroni irispekmezin e taulantballes per kete ndermarrje te "paster serbobullgare" ne sektorin e komunikimit dhe te PËRFITIMIT,ME MUND E GJAK TE RILINDJES EDIRAMES. TUNDU O POPULL,TUNDU.

    Përgjigju
  • NOKIA: 11/09/2020 19:25

    Ju te tane operatoret per ne Shqiptaret keni cmimet ma te larta ne bote,ju edhe oferten mujore nuk ta llogarisni sa dite ka kalendari,para do vitesh per fukarejt ishte ni PLUS por ju mafiozat e celulareve u bate bashke edhe e falimentute duke pase edhe mbshtetje qeveritare,zero besim ne ju.

    Përgjigju
  • Aksione vlore: 11/09/2020 16:59

    Ndërroni emra për të humbur gjurmët.. Por janë 5200 ish punonjës të albtelekomit që ju keni grabitur aksionet ju, bashke me ish minastrat e berishes me pollo kuqon ne krye, do vij dita që do ketë drejtësi ndryshe do ta bëjmë vetë drejtësinë..

    Përgjigju
    • Smokthone: 12/09/2020 20:08

      Sali qeni i ben keto. Poshte Saliu✊

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?