'Telenovela' Milan - Club Brugge - Ardon Jashari vijon me seritë e reja. Pasi refuzuan 38.5 milionë euro (33.5 mln direkt dhe 5 mln euro në formë bonusesh), diferenca mes palëve është vetëm 1.5 milionë euro. Brugge ngul këmbë të arkëtojë fiks 40 mln euro për Jasharin, ndërsa Igli Tare tha se kjo do ishte oferta e fundit.
Paçka "jo-së" së Club Brugge, drejtori shqiptar ka ende besim se operacioni mund të realizohet dhe për këtë bazohet te dëshira e Jasharit që kërkon vetëm Milanin.
Nga ana tjetër kuqezinjtë nuk po ndalen vetëm te Jashari, pasi fundi mund të jetë surprizues. Tanimë edhe pista Javi Guerra është aktivizuar, por për spanjollin 22-vjeçar Valencia ka ofruar rinovimin dhe Milani kërkon cilësi në mesin e fushës.
Me kontratën që skadon në verën e 2027, Valencia ka synim që mos e lëshojë mesfushorin për asnjë shumë këtë verë dhe një rinovim është në plan. Kështu Milani do mbetej sërish me "gisht në gojë", paçka se Guerra hodhi poshtë një rinovim.
Deri tani Igli Tares po i has "sharra në gozhdë" dhe nuk po arrin as Jasharin dhe as Guerrën, ndërsa Allegri pret cilësi në mesin e fushës.
Komente
