Mauro Icardi dhe Wanda Nara

Telenovela Mauro Icardi-Wanda Nara vazhdon, modelja përjashton mundësinë e ribashkimit me sulmuesin argjentinas: Largohu prej meje

15 Dhjetor 2022, 09:50| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 09:57

  • Share

Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka qenë gjithmonë shumë e stuhishme.Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku nuk kanë munguar përplasjet dhe pajtimet, por tashmë duket se lidhja e tyre ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Futbollisti është  kthyer në Argjentinë për të festuar ditëlindjen e Narës dhe për të kaluar pushimet së bashku me të. Icardi u përpoq të afrohej sa më shumë, por duket se përpjekjet e tij nuk i kanë ndihmuar shumë. Në fakt ka ndodhur e kundërta.

Fundjavën e kaluar të dy u grindën në ditëlindjen e Kenny Palacios në Nordelta, dhe siç raportohet nga Socios del Espectaculo, Icardi dukej i trishtuar pasi mbeti vetëm për shumicën e festimeve.

Raportimet thonë se Icardi gjatë gjithë festës tentoi t'i afrohej ish-bashkëshortes, por ajo e refuzonte çdo herë.

“Wanda foli për Mauron si ish-in e saj dhe sa herë që ai donte t'i afrohej asaj në ditëlindjen e Kenny-t, qoftë si mik apo ndërsa përpiqej të përqafohej, ajo i thoshte atij 'largohu, largohu. Mos më afro'", thuhet në raport.

Duket se marrëdhënia ka përfunduar dhe arsyeja kryesore është se Nara tani është e fokusuar te L-Gante , që do të thotë se Icardi është tashmë në të kaluarën.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 15/12/2022 13:36

    Dihet se Mauro po e shijon jeten me se miri ne Stamboll. Nuk i ka munguar bakllavaja asnje dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?