Igli Tare

Sport

'Telenovela' Milan - Tare vijon, shqiptari gjithnjë e më shumë pranë kuqezinjve! 'Bjondi' flet në telefon me Furlanin

20 Maj, 12:09| Përditesimi: 20 Maj, 12:11

  • Share

Igli Tare dhe Milan duket se do kenë një fund të lumtur. Nëse disa ditë më parë u raportua se Milani e kishte hequr nga lista shqiptarin sa i përket postit të drejtorit sportiv, 'SportMediaset' njofton këtë të martë (20 maj) se mes palëve ka pasur një telefonatë për të përditësuar gjendjen dhe "bjondi" Tare është 'gjithnjë e më pranë' postit te kuqezinjtë.

'Lidhja midis Igli Tares dhe Milanit nuk është këputur kurrë', shkruan Mediaset. Tema e një drejtori të ri sportiv ka qenë e nxehtë te Milani për muaj të tërë. E gjitha filloi me Giorgio Furlanin, i cili duke folur për Sportmediaset deklaroi dëshirën e tij për t'u mbështetur te një "drejtor sportiv tradicional".

Që nga ai moment filloi një zgjedhje e vërtetë; Paratici, Tare, Sartori, D'Amico, Manna dhe së fundmi Congerton, emrat në garë për pozicionin vakant në 'Milanello' lëviznin lart e poshtë në listën e preferencave të kuqezinjve, si në një bursë.

Të vetmet aksione që nuk janë zhdukur kurrë plotësisht janë ato të Igli Tare. Ish-drejtori i Lazios është një kandidat shumë serioz për t'u bërë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve. 

Në orët e fundit pati një kontakt telefonik në të cilin të dyja palët premtuan të përditësonin njëra-tjetrën sa më shpejt të ishte e mundur. Në fund të prillit pati edhe dy takime me drejtorin ekzekutiv të 'Djajve', Furlani, në të cilat ai imagjinoi Milanin e së ardhmes.

Nuk janë planifikuar takime të reja për të zyrtarizuar marrëveshjen, por ekziston njëfarë optimizmi për një përfundim pozitiv të negociatave.

"Puna te Milani do ishte nder"

Tare nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t'u bashkuar me Milanin. Shqiptari ka qenë jashtë fushave për dy vite, duke pritur një telefonatë nga një klub i nivelit të lartë si kuqezinjtë. "Milani është një objektiv për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder", thoshte Tare javë më parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?