Më 24 prill Joan Laporta dhe Xavi Hernandez dolën në një konferencë për shtyp ku u njoftua se trajneri do qëndronte në ekip edhe për sezonin e ri, paçka se më 27 janarin e këtij viti njoftoi largimin në fundin e këtij sezoni.
Tanimë zhvillime të reja ndodhin në klubin katalanas, që më shumë se qesharake tregojnë situatën brenda grupit të drejtuesve, trajnerëve dhe lojtarëve.
Mediet spanjolle dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bëjnë me dije se Laporta ka kërkuar largimin e Xavit paçka se tre javë më parë e konfirmoi në detyrë dhe ish-mesfushori ndryshoi mendje.
Gjithçka lidhet me deklaratat e Xavit para ndeshjes së fundit, duke prekur anën financiare në klub dhe raporteve me Vitor Roque, talentit të afruar në janar për 40 milionë euro.
Rafa Marquez, ish-mbrojotësi meksikan i katalanasve është në krye për të marrë rolin e trajnerit, teksa zhvillime të reja priten te Barcelona.