Hassan Nasrallah

Televizioni i Hezbollah e konfirmon, transmeton vargje nga Kurani: Nasrallah i është bashkuar radhëve të dëshmorëve tanë!

28 Shtator, 14:00| Përditesimi: 28 Shtator, 14:04

  • Share

Hassan Nasrallah, lideri i organizatës ushtarake Hezbollah, deklarohet i vrarë

Pas disa orësh heshtje, më në fund duket se edhe Hezbollahu e konfirmon vrasjen e liderit të saj prej tre dekadash, Hassan Nasrallah.

“Sajid Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, i është bashkuar radhëve të dëshmorëve tanë të 30 viteve të fundit!”

Kështu tha televizioni Al Manar i Hezbollahut, i cili ka zhvendosur studiot e improvizuara pas bombardimeve të mbrëmjes së djeshme në Bejrut të Izraelit, ndaj bunkerit ku fshihej edhe kreu i organizatës.

Mediat ndërkombëtare transmetuan se Hezbollahu ishte në zi dhe TV i organizatës po transmeton vargje nga Kurani.

“Hezbollahu është në zi dhe televizioni Al Manar ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe tani ka filluar të transmetojë vargje të kënduara nga Kurani, siç është traditë në këto raste për shkak të zhdukjes së liderëve të rëndësishëm politiko-fetarë”, shkruan “La Repubblica”.

IDF izraelite tha sot se ka vrarë pjesën më të madhe të zinxhirit komandues të Hezbollah, kurse Irani ka premtuar hakmarrje dhe “përgjigje të dhimbshme”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! Netanyahu: I kemi larë hesapet! Izraeli bombardime në reja Bejrut


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?