Dorian Teliti nga Partia Demokratike i ftuar në Report Tv foli për protestën e sotme të opozitës në Tiranë. Ai thotë se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre: qeveria teknike. Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Teliti u ndal edhe tek incidenti me deputetin Agron Gjekmarkaj i cili humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë përplasjve që bashkë me protetsueist kishin me efektivët.
Por, Teliti dhe PD pretendojnë se Gjekmarkaj është dhunuar nga Policia, edhe pse kjo e fundit e quajti një gënjeshtër.
“Ne protestojmë para kryeministrisë, para bashkisë, në çdo aks. Janë dy gjëra të ndara protesta kundër Ramës dhe Bashkisë, largimi i Ramës nuk do të thotë largimi i Veliajt. Dhe protesta kundër Veliajt nuk do të thotë largimi i Ramës. Ne protestojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të barabarta. Kjo është beteja që kemi për 11 majin. Çfarë e prek Veliajn nëse ikën Rama, qëndron po në zyrën e vet. Protesta do përfundojë kur të arrihet qëllimi. Qëllimi ynë përfundimtar ende nuk është realizuar. Po, jemi në rrugën e duhur. Ende nuk e kemi realizuar se jam vijon ende të jetë në detyrë.
Gjekmarkaj është dhunuar nga policia, ka përfunduar pa ndjenja, është shtruar te Trauma. Nuk është një goditje e lehtë. Policia mund të mohojë çdo gjë. Edi Rama ka mohuar edhe që Shqipëria u kanbizua. Ne dimë realitetin”, tha Teliti.
Nga ana tjetër, gazetari Arbër Hitaj ironizoi Telitin duke thënë se PD mund ta quajë edhe një atentat të organizuar nga Rama, por nuk ishte i tillë.
"Mund të themi edhe që ishte antantat i organizuar nga Rama, por nuk ishte i tillë. Gjekmarkaj është rrëzuar, ka humbur ndjenja dhe në rrëmujë e sipër ka thënë vetë Balliu që është shkelur nga protestuesit. Fillimisht u tha që ishte goditur, pastaj u shkel nga protestuesit. Ne mund të themi shumë skenarë, por real është ky që Gjekmarkaj pati një gjendje të fikti. I uroj shërim të shpejtë”, tha Hitaj.
Analisti Ben Andoni theksin e vë tek alternativa të reja politike, duke thënë se PD dhe PS nuk janë më ofertë.
“PD e ka mbyllur misionin, Shqipëria ka nevojë për alternativa të reja politike, të majtës moderne dhe të djathtës moderne. Nuk janë më PS dhe PD. Ju sajoni, Rama qeverisjen po e bën me sajime, Shqipëria ka nevojë për objektiva”, tha Andoni.
Cudi e madhe si nuk ju thyen syzet kur u rrezua ne tok ku pretendon se u " dhunua" nga policia???Ne mes te shiut lagen ose avullohen xhamat e syzeve dhe te merren mend e rrezihesh!!Deputetit Gjekmarkaj agjentit i Greqis kishte shku ne ballo apo ne protest se dhe po ti ndodhte ndonje gje i kishte marre parasysh ca problemi kane tani dhe ankohen keta "te fortet" e Berishes!? Dje filloj java e Krishtlindjeve ne gjithe boten dhe protesten duhen ta kishin shnderruar ne fest te dilnin rrugave te uronin njerezit dhe te shperndanin dhurata te gjenin nje menyre paqesore per tju afruar popullit!
Përgjigju