Prej javësh Shqipëria është pushtuar nga ethet e përgjimeve.
PD ka hedhur në treg nëpërmjet një gazetari gjerman të “Bild”, disa përgjime të siguruara nga prokurorët kamikazë që janë përdorur politikisht për vite me radhë.
Dhe normalisht, nuk ka mbetur asnjë media pa i botuar, e majtë apo e djathtë qoftë.
Sot, Shqiptarja.com ka botuar disa përgjime që përfshijnë presidentin Ilir Meta, biznesnemë e gazetarë, që përdornin një person tashmë të dënuar, për të blerë vota.
Në biseda dilte edhe gazetari Artur Zheji.
Përgjimet, janë po aq të rënda, në mos edhe më shumë, pasi kemi përfshirjen e presidentit që kërkon 200 mijë euro, se sa ato të Durrësit dhe të Dibrës.
Por, çuditërisht, për këto përgjime nuk ka folur asnjë media.
Nuk ka asnjë reagim apo qoftë edhe koment.
E kanë qepur të gjithë gojën, a thua përgjimet e publikuara nga një media shqiptare, nuk janë për t’u marrë në konsideratë, njësoj si ato të “Bildit”.
Është një shembull ulëritës, që tregon edhe njëherë hipokrizinë e atyre që ankohen nga mëngjesi në darkë, se mediat janë kapur nga Edi Rama.
Rasti i fundit tregon në fakt, se kush i ka kapur në të vërtetë mediat, të cilat nuk bëjnë as gëk as mëk kur në lojë është Ilir Meta. /TemA
ketu LUHEN disa MILJONA per FUSHATE elettorale eshtjaTahiri gjate pergjimi te habilajve keta te fundit diskutoheshe per MILJONA
PërgjigjuPo çfar medja kemi për kto lloi skandalesh as një fjal e pa besushme çfar medje. Kjo tregon që medja është pjes e kriminelve e më keq se kriminelët. Shkëlyhen me lëpi ndonjë kock medje leshi .
Përgjigjucarlo sei grande.ta kemi nje borxh te te bejme nje perkujtimore ne shqiperi!!po erdha ne tirane do te ta jap i kafe;) vetem me ty nuk e kruajn dot shpellaret.dikur i kane vene zjarr gazetave qe kan pas kunder fundrrinat
Përgjigju