Me një situatë aspak të mirë po përballen banorët e fshatit Zhamë të Lushnjës. Prej 3 dekadash banorët ndihen të braktisur e të lënë në harresë nga qeveritë. Më kryesore për ta është mungesa e ujit të pijshëm.
Në një kohë kur temperaturat shënojnë rreth 40 gradë Celsius, banorëve të fshatit Zhamë ju duhet të përballen me mungesën e ujit.
3 mijë banorët e këtij fshati ndihen të braktisur, pasi prej vitesh nuk gjejnë zgjidhje me ujin, të cilin e kanë vetëm një orë në dispozicion.
“Ujë të pijshëm nuk ka zona jonë, I plotësojmë nevojat me puse private. Ka 1 vit që është projekti, tjerat nuk e di. Urdhëro nëpër kanale, nëpër dreq nëpër shejtan.Problemin kryesor e kemi me pisllëqet, lekët e ujit I paguaj çdo muaj. Jemi të detyruar të blejmë ujin. Pse mos të marrim ujë nga depozita që furnizon Cermën”, u shpreh një banor.
Edhe pse nuk kanë qenë të pakta rastet kur banorët kanë trokitur në dyert e bashkisë Lushnjë, duket se ankesat janë në vesh të shurdhët pasi prej vitesh nuk kanë asnjë zgjidhje.
“Ky problemi jonë nuk është zgjidhur, e gjithë puna për 2 km tub”, tha një banor.
a ka shtet ketu apo jo..
PërgjigjuE pa falshme dhe e turpeshme, jemi i vetmi vend ne Evrope qw uje jemi dhe uji skemi. O parti te qofsha fale...
PërgjigjuTe na falin banoret, por jemi shum te zene me Podcaste.
PërgjigjuSa te keni revolucionarin Braçe mos u merzisni,do beni pak durim por njrhere uji do vije.
PërgjigjuKjo është Shqipëria d krimit më kriminalinspektör në krye…!
Përgjigju